.
×

Flet Mirsadi, ja çfarë selami qon….



Botapress, 1 nentor – Mirsad Neziri i njohur si komandant “Shkupi” ka reagur së fundmi ndaj deklaratave irrituese të Bujar Osmanit në 24Vesti se “shqiptarët që nuk përkrahin ose kundërshtojnë BDI-në janë të koordinuar nga shërbime antishqiptare”. Ai ka shkruar fjalë denigruese ndaj Osmanit dhe pushtetarëve shqiptarë që keqpërdorën luftën çlorimtare të shqiptarëve për përfitime personale, shkruan Fakte.

Ja postimi i plotë i komamdant “Shkupit”:

“Bujar Osmani, zëdhënësi dhe ‘branitelli’ më i zellshëm i partisë hyzmeqare dhe zullumqare të ekonomisë dhe dinjitetit shqiptar në këto troje, akuzon POPULLIN shqiptar për koordinim nga shërbimet, nëse kundërshtohen politikat e BDI-së.

Ty, o Bujar, ty që ke dhënë 1 cm për çështjen kombëtare dhe që ke marrë 10 km përfitim në korriz dhe dëm të POPULLIT shqiptar, ti i thua këto fjalë POPULLIT? POPULLIT që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!..
POPULLI shqiptar është vigjilent dhe di të vlerësoje.
Ju të qeverisë aktuale, ju jeni kulmi i mjerimit dhe i fatkeqësisë kombëtare. Fundi po ju vjen!“

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu