.
×

Flet Lutfi Haziri: Mos keni dert, koalicioni LDK-VV është punë e kryer



Nenkryetari i LDK se Lutfi Haziri ua ka hequr merakun atyre që  po dyshojne në koalicionin LDK VV.  Haziri në një postim të tij ne Facebook ka shkruar se koalicioni LDK VV do të bëhet dhe se janë ne pritje të certifikinit të rezultateve shkruan Botapress.

Në postimin e tij ne Facebook Haziri ka shkruar:

Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’.