[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flet Lutfi Haziri: Ja kush duhet të jetë Presidenti i vendit?



Botapress, 25 Tetor – Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit. Ka thënë se nëse i ofrohet kjo mundësi LDK’së atëherë propozimi i parë do të jetë për Isa Mustafën.

“Nëse LDK’së i jipet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mu, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, Express ka shkruar të shtunën se lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka nisur t’i përmend zgjedhje si mundësi reale nëse nuk merret vesh me PDK’në për pozitën e Presidentit.
Burime të Express kanë thënë se Mustafa po bëhet gati të rikthehet në krye të shtetit nëse shkohet në zgjedhje të reja pasi e sheh mundësinë që PDK të përsëritë rrëzimin e Qeverisë së LDK’së qysh kishte ndodhur pak muaj pasi Thaçi ishte bërë President

Ndërkohë, të premten, Mustafa nuk e ka përjashtuar zgjedhjet pasi është takuar me partnerët e koalicionit.

“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Burime të Express kanë thënë se Mustafa po e sheh mundësinë të ngjitet në krye të Shtetit në rast se shkohet në zgjedhje të reja duke ndërtuar një koalicion paszgjedhor që ia siguron pozitën më të lartë në Republikë.

Ndërkohë, ende s’është bërë e qartë nëse Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja, ndonëse, dje ka qenë afat i fundit kur është dashur të merrej një vendim.
Partia e Kadri Veselit kishte rrëzuar Isa Mustafën nga pozita e Shefit të Qeverisë pak muaj pasi Hashim Thaçi ishte bërë Shef i Shtetit me votat e LDK’së. Atëkohë, PDK kishte marrë afër vetes votat e të gjithë deputetëve tjerë, përfshirë të Listës Srpska dhe kishte çuar vendin në zgjedhje. Veseli kishte thënë se rrëzimi i Isa Mustafës ishte bërë pasi si Kryeministër kishte dështuar të nxirrte për votim demarkacionin me Malin e Zi, i cili pastaj ishte votuar kur koalicioni u ndërtua nga PDK, AAK e NISMA.

Menu Title