.
×

Flet Lladrovci pas intervistimit nga Specialja: Njëqind jetë janë pak për Kosovën dhe kombin



Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur pas intervistimit nga Gjykata Speciale, duke thënë se njëqind jetë janë pak për Kosovën dhe kombin.

Ditë më parë, Lladrovci kishte marrë ftesë për intervistim nga prokurorët e kësaj gjykate. Ai ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa për Periskopin shprehet me tone patriotike dhe mbron luftën e UÇK-së.

“Po, dje jam intervistuar në cilësi të dëshmitarit. Jeta ime është e lidhur me çlirimin e vendit tim. Asgjë në jetën time nuk do ta ndryshoj as heqi nga kjo përvojë. Krenar me gjithçka që kam bërë. Njëqind jetë janë pak për Kosovën dhe kombin”, ka deklaruar ai për periskopin.

Më tej, ai shton se “kurrë nuk do të arrijnë ta njollosin luftën e UÇK-së” edhe pse, vetë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në atë të të dyshurit.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për individ por misionin fisnik e të drejtë të UÇK-së. Nuk pres që Kurti apo kushdoqoftë mund ta zhbëj këtë gjykatë”, përfundon Lladrovci.