.
×

Flet Gjergj Dedaj, tregon si u kërcënua në Facebook për çka lajmëroi edhe policinë



 

Botapress, 28 Maj

Gjergj Dedaj kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Ka mjaftuar një mesazh që ka marrë në Facebook, që zv.ministri i Jashtëm, të alarmojë policinë duke thënë se ndjehet i kërcënuar.

Kur Dedaj doli kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim Islamik, atij i shkuan shumë mesazhe.

 

Njëri prej tyre ishte shkruar nga Drilon Berisha.

 

Por as zv.ministri i jashtëm nuk e ka kursyer Berishen.

 

 

 

Dedaj edhe pse thotë se nuk e frikësojnë mesazhe të tilla, ai e ka lajmëruar policinë.

 

Ai më tej tregon se si është kërcënuar.

 

Por personi që po akuzohet nga Dedaj, si njëri prej atyre që i ka shkruar Dedës, një bisedë për Frontal thotë se nuk e ka kërcënuar kryetarin e partisë liberale.

 

Dhe këtë e bën haptas edhe përmes një profili tjetër në Facebook, ku shihet se kritikon ashpër Dedajn.

 

Këtë rast as policia nuk e ka marrë shumë seriozisht.

 

Përmes një përgjigje ata thonë se rasti është regjistruar si kanosje.

 

Po ashtu në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria.