.
×

Flet Fadil Beka: Tregon se për çfarë po dyshohet nga Gjykata Speciale



I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Fadil Beka i cili kishte ushtruar profesionin e mjekut gjatë kohës së luftës për t’i shërbyer UÇK’së, ka dhënë detaje që lidhen me ftesen nga kjo gjykatë.

Bekai cili kishte kontribuar si mjek i UÇK’së në Zonën Operative të Drenicës ka dhënë detaje për Klan Kosova, në lidhje me ftesën që iu është bërë nga Gjykata Speciale.

Ai deklaroi se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ku gjatë fundit të këtij muaji do të intervistohet.

“Po e kam marrë një ftesë nga një hetues i cili më ka telefonuar dhe më ka treguar se ka një ftesë për mua nga Gjykata Speciale. Jemi takuar dhe ma ka dhënë ftesën. Në fund të muajit e kam intervistimin. Kam kërkuar që intervista të bëhet mundësisht në Prishtinë, nëse jo do të shkoj edhe atje për t’u paraqitur”- tha Fadil Beka.

Beka ishte edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës./Blic/