.
×

Flet Aleksander Jabllanoviq: Rruga nuk mund të më shkarkojë!



Unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqje sepse në asnjë moment nuk e kam shkelur ligjin, as nuk kam bërë asgjë kundër qytetarëve. Kështu ka thënë Ministri serb në Qeverinë e Kosovës Aleksander Jabllanoviq për Gazetën serbe “Vesti”. Ai e dënoi sulmin ndaj serbëve në prag të Krishtlindjeve në Gjakovë, dhe kjo është e gjitha. Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq tregon se cilat janë arsyet dy protesta në Prishtinë të cilat përfunduan me përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve. Gazeta Blic ua sjell interevistën e plotë të Jabllanoviqit.

Vesti: A mendoni se do të protestonin pa marrë parasysh deklaratën tuaj?

Jabllanoviq: Unë jam i sigurt se çdo protestë, si motiv kishte diçka tjetër. Para së gjithash Vetëvendosje nuk korrespondon me praninë e serbëve në Qeverinë e Kosovës dhe ata nuk na shohin të punojmë në interes të serbëve.

Vesti: Si e shini ndërhyrjen e Beogradit në këtë rast?

Jabllanoviq: Nuk ka nevojë për të marrë askënd nga Beogradi për të reklamuar për këtë rast, sepse rast nuk ka. Rasti është shpikur dhe sajuar. Deklarata ime ka dënuar një akt të vandalizmit në Gjakovë dhe ka qenë e ekzagjeruar dhe shtrembëruar në opinionin e Kosovës, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen për goditjet me gurë ndaj të të kthyerve.

Vesti: Kryeministri Isa Mustafa është duke qëndruar me ju disi. Po me ministrat e tjerë?

Jabllanoviq: I tërë kabineti Mustafa e di se referimi në deklaratën time dhe zhurmën me aq shumë bujë rreth Trepçës shfrytëzohen nga opozita që kjo të vijë në pushtet me ndihmën e rrugës. Muajin e kaluar në asnjë pikë nuk ishte ndryshim të bashkëpunimit në mes të Listës Serbe dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Kolegët e mi në qeveri e dijnë kush ishte objektivi i deklaratës sime, dhe në asnjë pikë nuk ishin nënat e të zhdukurve nga Gjakova por vetëm ata që janë gjuajtur me gurë në një autobus që transportonte serbët. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë të bëjnë asgjë me nënat që kërkojnë viktimat e tyre të pafajshme në luftën e fundit. Nënat në fjalë atë ditë kanë protestuar në mënyrë të denjë para kishës në formë demokratike dhe dinjitet dhe as nuk janë sulmuar, as ngacmuar fizikisht. Prandaj ato edhe kanë hequr dorë nga protesta sepse ato janë keqpërdorur për qëllime politike.

Vesti: Si janë seancat e Qeverisë?

Jabllanoviq: Në mbledhjet e qeverisë nuk kam ankesa. Në Prishtinë lëvizi shumë më ndryshe, me mbrojtje të policisë, por deri tani nuk kam pasur probleme të natyrës fizike.

Vesti: Në Protesta kishte parulla me imazhin e vizatuar të figurës suaj. Edhe këngë ju janë kënduar…
Jabllanoviq: Kjo është pjesë e folklorit politik të opozitës. Ne nuk kemi hyrë në qeveri për të shtuar hendekun midis serbëve dhe shqiptarëve edhe më shumë, por për të bërë diçka për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë, pa marrë parasysh nëse ata janë serbë, shqiptarë apo romë.Situata është shumë e vështirë në fushën ekonomike, por edhe krimi dhe korrupsioni, dhe veprimet e papërgjegjshme të disa partive politike vetëm po bëjnë që situata të jetë edhe më e vështirë.

Vesti: A mund të çojnë protestat në skenarë të ngjashëm me atë të Marsit të vitit 2004?
Jabllanoviq: Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Nuk janë struktura që janë të ngarkuara për të monitoruar çdo gjë që i paraprin dhe çfarë mund të jetë një rezultat i protestave në terren. Unë nuk kam kapacitet profesional për të folur për këtë çështje.

Vesti: Po e ardhmja e Trepçës…
Jabllanoviq: Lista Serbe ka arritur marrëveshje me partnerët e Koalicionit mbi Trepçën. Ne jemi dakord se Kombinati i Trepçës është çështje serioze dhe e ardhmja ekonomike e saj varet edhe me të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ligji për Trepçën duhet të kalojë në mënyrë paqësore, me kokë të ftohtë dhe sipas mendimit të ekspertëve të cilët mund të ofrojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme.