.
×

Flet Abdixhiku, tregon se si do të mund të zgjidhej një kryetar i LDK-së



Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai është për një emrues të përbashkët për kryetar të Lidhjes Demokratike.

Abdixhiku ka thënë se vetëm në LDK priten zgjedhje demokratike, pasi në partitë e tjera gjithmonë dihet se kush do të jetë kryetar.

“Uniteti është celësi. LDK, për mendimin tim, duhet të bëjë kryetar një emrues të përbashkët”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing të Televizionit 7.

“Të gjithë njerëzit e LDK’së janë pasuri. Por duhet të shkojmë me një kombinim”, ka shtuar deputeti. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar se është për zgjedhjen e kryetarit të partisë me marrëveshje politike.