[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flasin nga QKUK për gjendjen e Egzona Feratit që u gjend sot



Botapress 25 Tetor- Është gjetur e gjallë 26 vjeçarja, Egzona Ferati nga komuna e Skenderajt, e cila ditë më parë ishte raportuar e humbur.

Ajo është dërguar në QKUK, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.Doktoresha kujdestare në këtë repart, Dafina Basholli, ka treguar, se gjendja e Feratit për momentin është staile.

“Pacientja në fillim ka ardhë e vetdijshme, por jo komunikative me një hipertermi, pasi kishte qëndruar për një kohë të gjatë në këto temperatura të ftohta. Pacientja kishte një puls të zvogëluar”.

“Pas terapisë së marrë, tani gjendja është më stabile, është ngritur temperatura trupore dhe pulsi është rregulluar”, ka thënë ajo.Basholli ka thënë që trajtimi i saj do të vazhdojë, pasi po presin edhe analizat laboratorike dhe ekzaminime të tjera.

Menu Title