[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flasin nga OVL-UÇK: Aksioni i EULEX i kundërligjshëm



Botapress 25 Shtator – Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, tha se aksioni i sotëm i EULEX-it në zyrat e kësaj organizate është i kundërligjshëm.Ai në një prononcim për klankosova.tv ka drejtuar akuza ndaj institucioneve të Kosovës që siç tha ai “po na detyrojnë të merren vetë me këta matrapazë”.

“Ky është aksion i kundërligjshëm i EULEX-it. Ata kanë ardhur në zyrat tona dhe vetëm po kontrollojnë. Fajet i ka shteti jonë që po na detyron të merremi ne vetë me këta matrapazë”.

Klinaku tha se nuk e dinë se pse ndodh ky aksion derisa tha se nuk ia kanë kërkuar as dosjet që i morën disa herë nga disa persona të panjohur.

Menu Title