[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flasin familjarët dhe pronari i lokalit ku u vra i riu në Mitrovicë (Video)



Ishte në vendin e tij të punës, kur Ermal Kamberi u qëllua me armë zjarri, në mbrëmjen e së premtes. Vrasja ka ndodhur derisa në lokal ishin duke u bërë përgatitjet për një ndejë.

Dorasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e vrasjes.

 

Njëri nga pronarët e lokalit thotë se në zonën ku ka ndodhur vrasja, ka kamera dhe se policia lehtë mund të identifikojë të dyshuarin, raporton KTV.

 

Daja i të ndjerit thotë se ende nuk kanë ndonjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

 

Ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës.

 

Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe tri gëzhoja.

 

Dorasi është në arrati, ndërsa njësitë përkatëse janë ende në kërkim të tij.

Menu Title