.
×

Flasin dy personat që ishin në veturë me Ahmet Krasniqin, rrëfimi në detaje për kolonel Ahmetin



Sot është bërë rivarrimi i Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, i varrë nga dora tradhtare më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.

Kur kanë kaluar 20 vite që nga vrasja e tij, vrasësit ende nuk janë zbuluar.E në një dokumentar te realizuar kohë më parë, për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në detaje kishte folur edhe ushtaraku Rifat Haxhiu, i cili kishte qenë më të në veturë dhe Naim Geci, shofer i Ahmet Krasniqit në momentin kur ishte vrarë.

“Me datën 21 shtator të vitit 1998, kolonel Ahmet Krasniqi, kishte organizuar një darkë për oficerët në teren që ishin në atë kohë. Pas darke, pjesa e oficerëve tjerë shkuan më makinat e tyre në drejtimin e tyre, ndërsa ne si staf i Ministrisë së Mbrojtjes, me dy makina udhëtuam në rrugën “Elbasani”, për të shkuar te Ministria e Mbrojtjes”, rrëfen Naim Geci momentin kur ishin nisur për të shkuar tek Ministria e Mbrojtjes.

“Kur na ndaloi policia tek fakultetet, në hyrje te Tiranës, ata interesoheshin më tepër për identitetin e Ahmet Krasniqit e jo për bashkudhëtarët e tjerë të cilët ndodheshin në veturë, vazhdon rrëfimin ushtaraku Rifat Haxhiu i cili së bashku me Naim Gecin kishin qenë në veturë me kolonelin Ahmet Krasniqi.

Sipas, Gecit, në momentin kur kanë arritur që Ministria, aty kishin ardhë dy lloj strukturash të policisë, të uniformuar dhe të maskuar.

“Në momentin e ndaljes, kanë qenë dy lloj strukturash policish, të uniformuar dhe të maskuar. Pas mbërritëm te Ministria e Mbrojtjes, ndala makinën për me i hapë dyert e oborrit, zbrita nga makina me oficerin tjetër që ishte, Rifat Haxhiu. Në atë moment na erdh mbrapa shpine një person i maskuar me armë automatike, i cili na bllokoi ne të dyve. Dhe nga ana tjetër, doli prej makinës Ahmet Krasniqi”, rrëfen Geci.

Më tej, rrëfimin e vazhdon ushtaraku Rifat Haxhiu. Ai ka rrëfyer momentin tronditës në detaje kur Ministri Krasniqi ishte qëlluar për vdekje.

“Dhe pasiqë ata u binden që shoferi dhe unë nuk kemi armë, nuk jemi të rrezikshëm për ta, personi i cili na mbante neve nën kontroll u largua në drejtim të kolonelit Krasniqi, i cili mbahej nga një person tjetër për gjakete dhe koloneli Krasniqi e pyeste atë personin që e mbante kush jeni ju bre bacë, kush je ti bre bacë. Ai nuk përgjigjej fare”, kishte deklaruar Haxhiu në rrëfimin e tij.

MË tej, sipas Haxhisë, koloneli ishte qëlluar me një plumb në ballë fillimisht dhe dy të tjerë pasi kishte rënë në tokë.

“Ky që na kontrolloi neve u largua nga ne dhe nxori një revole tjetër, i kishte dy armë dhe e pyeti atë personin, shokun e vet: A është ky? Ai u përgjigj, po ky është. Dy herë ka bërë pyetje a është ky, po ky është. Dhe e goditi me një plumb në ballë dhe kur u shtri përtokë koloneli Krasniqi, e qëlloi edhe dy herë. Kam dergju edhe dy krisma të tjera. Më pas dy atentatorët u larguan, do të thotë ishin të maskuar. U larguan dhe u tretën në ato rrugët e Tiranës”, përfundon rrëfimin tij, ushtaraku Rifat Haxhiu.

 

Flasin dy personat që ishin në veturë me Ahmet Krasniqin, rrëfimi tronditës në detaje për vrasjen e kolonelit

Flasin dy personat që ishin në veturë me Ahmet Krasniqin, rrëfimi tronditës në detaje për vrasjen e kolonelit

Publiée par Mediat Shqiptare sur Vendredi 21 septembre 2018