[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flamuri kombëtar vendoset para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës



Botapress, 27 Nentor – Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe para zyrës se Presidentit, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përmes disa fotografive që ka postuar në Facebook.
“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Menu Title