.
×

Flamuri i Kosovës krah flamujve të botës, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Minsk2019”



Në një atmosferë të bukur sportive, është duke u zhvilluar ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Minsk2019”, transmeton RTKlive.

Sportistë nga shumë vende të Evropës, njerëz të sportit, personalitet shtetërore, përfshirë edhe presidentin e vendit tonë, Hashim Thaçin, po marrin pjesë në këtë eveniment të madh sportive të Kontinentitet të Vjetër.

Kosova tashmë ka parakaluar me flamurin e Kosovës. Republika e Kosovës në “Minsk2019” do të përfaqësohet më 12 sportistë.

Sportistët e Kosovës, janë të gatshëm për sfidat në “Minsk2019”. Garuesit tonë, sidomos xhudistët, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Distria Krasniqi synojnë t’i sjellin vendit tonë medalje nga kjo ngjarje e madhe sportive.