.
×
koosva

Skandaloze: Ministria e Arsimit e Maqedonise, flamurin e Kosovës, e figuron si flamur të Greqisë?



Ambasada e Kosovës në Shkup ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të evitohet gabimi nga librat shkollor, ku flamuri i Kosovës shënohet se është flamuri i Greqisë.

Ambasada ka informuar se ambasadori YLBER Hysa ka biseduar me Ministrin e Arsimit, Abdylaqim Ademi, dhe ka kërkuar nga ai mirëkuptim që të evitohet gabimi në librin e Shoqërisë për klasat e pesta, ku flamuri i Kosovës është shënuar si flamuri i Greqisë, njofton INA.

“Ministri Ademi premtoi se do të evitohet ky gabim teknik”, thuhet në reagimin e ambasadës.