.
×

Flakaresha e parë nga Amerika – Tina Kaidanow anulon vizitën në Kosovë



Ambasadorja dhe Koordinatorja Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit Tina Kaidanow ka anuluar vizitën e saj në Kosovë, për shkak të problemeve politike që ka vendi, por edhe për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë – që u shfaqen sidomos me lirimin e të disa të dyshuarve për terrorizëm.

Kështu thonë burime diplomatike për Gazetën Express.

Lajmi për shtyrjen e vizitës është konfirmuar përmes një cicërime në Twitter nga Ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson.