.
×

Flaka përfshinë dy vetura në Lipjan, qytetari rrezikon jetën për ta shuar zjarrin (Video-Foto)



Gjatë ditë së sotme, flaka përfshiu dy vetura në një parking të Lipjanit. Ajo që vlen të veqohet në ketë situatë, është ky qytetar lipjanas, i cili pa qenë pronar i veturës, i cili mahniti të gjithë me guximin e tij, duke rrezikuar jetën e vet, arriti që bashku me zjarrfikësit ta shuaj zjarrin që kishte përfshirë veturat.

Po të mos ishte intervenimi i shpejtë i policisë së Lipjanit, zjarrfikësve dhe i qytetarit të guximshëm, flaka ka mundur shumë shpejt të shpërndahet në objektet të cilat ishin shumë afër.

Ky guxim i këtij qytetati është për admirim, duke u futur në një rrezik jete, për ti shpëtuar objektet që ishin shumë afër e të cilat ishin me banorë.

Në çdo shtet normal ky qytetar të cilit gazeta nuk arriti t’ia siguroj identitetin, do të shpërblehej./Ulpianapress/

Ndizet një veturë në Lipjan

Publiée par Gazeta Ulpianapress sur Lundi 2 septembre 2019