.
×

Fjori Hysa: Surrogatja i ndërronte



“Permes teheve te bajonetave qe i ndjeu klithshem nga mesi e poshte, dhimbje qe ngjasonte me ; ” Percellimin e specit ne vaj’,
hiri nen prush, kercitja qelizore e druve… lebetitje mallkuese dhe vetemohuese… mbetje ne vend e kohes!”

“Fletet e mullirit qe i pa pertej dritares se vogel e xhamathyer,pa zgare, nje cope plastmasi i holluar nga ngrica per te zgogeluar te ftohtin, qendruan as veri as jug ( huazim trupi) ! ” ‘Kasapet e thertores’ kishin rrethuar ne duar legenin e saj e kenaqesia e atyre prekjeve j’a zbuti sadopak gulçin; ” Ç’mu desh…me shpetoni prej laikut !”

Dritheruese ! “Diçka u keput…”: thane ata, ajo nuk ndjeu gje! Nuk ishte; ”As tokeza e cantes, as specat, as plastmasi qe feshferinte, as …, por nje thele e vogel mishi qe bashke me lindjen trashegoi nje pjesete mekatit (dhjami) ! ” ”Zemra nuk i rrahu”,
jo foshnjes, Asaj ! E pa tek qante ‘balten e praruar’, perselargu e pa, nuk e mori nder duar, po t’ja kish pare buzeqeshjen, valle a do ta kish dhuruar?!

Nuk mendoi; “A po fle,a po qan, po ninulle kush te kendon o xhan?”
U degjua nje e zgerdhire ne te madhe qe… ata te salles pane njeri-tjetrin ne kokerdhoke te syrit duke menduar njeherazi;”Ku i gjeti fuqite?” E lehtesuar nga zevendesimi, i ‘rrodhes’, nofke qe ne ngjizje, me nje ‘Çante’! ‘Kasapet zemerndritur’ mendonin ; ” Ishte nje ngjizje pa dashje apo perfitim?! ”

Ishte vene re qe se fundmi, ajo i ndryshonte shpesh ‘Çantat’ ! ‘Barktharet’,sic i quante ajo,; ” “Komentojne daljet e mia,nuk shikojne punet e tyre po…” Nejse… Ai ish kaq i embel… ‘ylberi i vogel shtriu kembet dhe britma e tij e pare u degjua deri ne qiell,por e padegjuar per veshet e saj’! Me kaq bukuri mund t’a kish mbajtur para…anash… dhe njerezit ne vend te pyetjes ;

” Sa e ke blere, do te thoshin ; “Zemer…djale apo vajze? ” Me krenari u pergjigjeshe… “Ama,kurresesi,kurresesi nuk do t’a vendosja mbrapa…”
Ai do t’ja ‘hidhte shikimin e do te flirtonte me rrugacet e vogla gjate shetitjeve, e mua askush nuk do te m’a tregonte,e do te me kaplonte xhelozia se nuk isha me Femra e tij e preferuar.” Ai do t’a fotografonte e mes koleksionit te tepruar nje dite do te thoshte : “Kjo do te behet e imja.” “Surrogatja i nderronte me mendimin se ‘ajo’ nuk do t’a lodhte, nuk do t’i bente pis fustanet, nuk do t’ja griste bluzat, do ti nderronte sa here te donte ngjyrat dhe madhesite dhe ata…, ata meshkujt e dobet qe e bejne te vuaje nje Femer, do ta deshironin me shume keshtu …”

A mund t’a quaj nene ? “Ne udhetime mund t’e me kish vendosur ne nje çante qe nuk do te peshonte me shume se 50 kilograme,e gjerat e saj nuk do te hidheshin e thyheshin nga punonjesit e nxituar ne aeroporte, fundja u’a kerkon puna, sapo te shihnin buzeqeshjen time,ata do te me perkedhelnin e me dashuri do te me lidhnin rripat e sigurimit me pamje nga dritarja, e une nje dite do t’ua tregoja shokeve te mi ate…, te parin udhetim me mamane time.” “E kur e qara ime te shurdhonte udhetaret, une nuk do t’i lejoja ata te fajesonin nenen time, por duke e thithur qumeshtin do t’ju pergjigjesha ;  “Me mori malli t’i ndjeja aromen e te luaja me te,eshte e imja.” Per asnje çast nuk mendoi se ai do t’i qeshte kur ajo te qante, me tik-take do ‘ t’a ngjallte prej vdekjes se perditshme’, do t’a puthte ne shpatulla, do te luante me gjoksin e saj dhe ajo s’do te kish pasur nevoje me per asnje ‘burre’ tjeter ne jeten e saj! “Fundja,ajo ishte surrogate… Te lindesh nga nje femer, e te quhesh i pafate!”