.
×

Fjala e ambasadorit Bosch që asfalton rrugët



Pas reagimit të ambasadorit holandez Robert Bosch, ku ai kishte ironizuar për gropat në Prishtinë, është vendosur që të asfaltohet rruga.

Ujësjellsi rajonal KUR Prishtina ka dërguar një komunikatë ku sqaron se kryeshefi i kësaj kompanie është takuar me ambasadorin Bosch dhe ka marr përsipër asfaltimin e rrugës që është dëmtuar nga rrjeti i ujësjellësit.
Kjo është komunikata e plotë e KUR Prishtina:

“Sot, më 8 maj 2015, në orën 10:00, e premte, KUR”Prishtina”-sh.a. arriti marrëveshje me banorët e lagjes ”Velania” për vazhdimin e punimeve në rrugën e dëmtuar qysh nga tetori i vitit të kaluar.
Marrëveshja në mes të banorëve dhe KUR “Prishtina” u arrit që të mbulohet me asflat pjesa e dëmtuar përgjatë vendosjes së gypit magjistral nga rezervuari i Mirditës e deri te Dodona, dhe njëkohësisht ndërrimi i rrjetit në rrugë që kalon edhe nëpër disa oborre të tyre.

Banorët e lagjes”Velania” u ndanë të kënaqur me përgjigjet dhe veprimet e Ujësjellësit ndaj kërkesave të tyre konkrete, duke e falenderuar në veçanti drejtorin teknik Ilir Abdullahu dhe të gjithë stafin e Ujësjellësit.
Në vendin e ngjarjes në lagjen” Velania” , pranë Ambasadës Holandeze në Prishtinë, me iniciativën e Kryeshefit Ekzekutiv të KUR”Prishtina”- Gjelosh Vataj , u takuan në zyret e Ambasadës Holandeze kryeshefi Vataj dhe Ambasadori Holandez Robert Bosch.

Qëllimi i takimit të kërkuar nga Vataj, ishte sqarimi i situatës së krijuar në këtë lagje, gjë që prej kohësh irritonte edhe banorët përreth.

Ambasadori Bosch falenderoi z. Vataj për veprimet e ndërmarra për rregullimin e rrugëve duke shuar kshtu në mënyrë direkte edhe pakënaqësitë e banorëve të kësaj lagje por edhe të të gjithë qytetarëve që kalojnë nëpër atë rrugë.
E cili do jetë veprimi i Komunës së Prishtinës në përgjigjen e kërkesave të banorëve për asfaltimin e rrugës në tërësi, pas punimeve të Ujësjellësit, mbetet përgjegjësi e tyre!?