.
×

Fizikani i njohur Hawking vdes në moshën 76 vjeçare



 

Stephen Hawking, një prek fizikanëve më të njohur në botë ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Ai vdiq i qetë në shtëpinë e tij në Cambridge në orët e para të së mërkurës, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Anglezi ishte i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, po ashtu ka shkruar disa libra të njohur shkencor duke përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”, përcjell KosovaPress.

Në moshën 22 vjeçare mjekët i kishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë nervore. Sëmundja e la atë në karrocë me rrota dhe po thuajse të pa aftë për të folur.

Hawking gradualisht kishte humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë.

William Hawking, u lind më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe dhe ishte një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Ai ishte astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni).