.
×

Fiton Borussia, asistim fenomenal nga Xhaka (VIDEO)



Granit Xhaka ka zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer për Borussia Monchengladbachun.

Borussia Monchengladbach ka arritur të shënojë fitore të lehtë në përballje me Zurichun.

Gjermanët triumfuan 3:0 duke avancuar tutje në Ligën e Evropës me 12 pikë në Grupin A.

Hermann e Hrgota (2) realizuan golat për Borussian, teksa 90 minuta në këtë fitore të tyre luajti edhe kosovari, Granit Xhaka.

Madje, ky i fundit bëri një asistim maestral në golin e tretë të Borussia të shënuar nga Hrgota.