.
×

Fisi kapet keq me vëllain e zyrtarit të VV-së, pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit (Foto)



 

Botapress, 8 mars- Një foto e postuar nga deputeti i Kuvendit të Republikës, Fisnik Ismaili me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka marrë një numër të madh të komenteve.

Njëri prej personave që replikoi tek Fisi ishte Shkumbin Krasniqi, vëllai i Albanit, bashkëshortit të deputetes Albulena Haxhiut. Ky i fundit akuzoi Fisin e Shpendin për largimin nga LVV-ja, ndërsa Ismaili nuk e kurseu atë.

“…ky është vëllau i Alban Krasniqit, burrit të deputetes Albulena Haxhiut. Albani poashtu shquhet me do statusa që premtojnë plumba në ballë, që plot herë janë ba lajme. Po shpresoj që bahet lajm edhe ajo çka pash se i kish shkrue Albani Shpendit sot privat. Tash llogarite, soji i tyne kujtojnë se janë mbrojtja e Lëvizjes prej të keqes, e rrjedhimisht mbrojtës të Kosovës. Është kënaqësi me i ekspozue. As Kadria e Hasha qesi militantësh s’kanë”, ka shkruar ndër të tjera Ismaili.