[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fishekzjarre të shumta ndizen në Prishtinë, pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti



Fishekzjarre të shumta janë parë e dëgjuar sonte në dy anë të ndryshme të kryeqytetit. Për disa minuta radhazi, qytetarët kanë mundur të shohin e dëgjojnë këto fishekzjarrë që ndriçonin Prishtinën.

E gjithë kjo ishte ‘festë’ e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas votimit të Qeverisë Hoti sot në Kuvendin e Kosovës.

Me 86 deputetë të pranishëm, Qeveria Hoti mori 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim. Siç duket e gjithë LDK-ja i është gëzuar mjaftë shumë kësaj fitore, ku qeveria e tyre e re do të jetë bashkë me AAK-në, Nismën dhe komunitetet, pas dështimit të koalicionit VV-LDK.
V I D E O

Menu Title