.
×

Firmoset marrëveshja AAK -PSD – garojnë me një listë zgjedhore



Botapress 19 Gusht – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Në një komunikatë për media tëq AAK’së thuhej se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së

Po ashtu, sot edhe Këshilli drejtues i PSD’së  ka mbajtur një mbledhje në të cilën është marrë vendimi për marrëveshjen e koalicionit koalicionit parazgjedhor me AAK’në.

Mësohet se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

AAK’ja ka qenë pjesë e qeverisë, duke e udhëhequr atë. Ndërsa PSD’ja ka qenë pjesë e opozitës.