.
×

Filozofia dhe fryma Rugoviane dhe kodi i mirësjelljes njerëzore



Kujtim Hajdaj

Nuk dua të shkruaj dhe zgjerohem më tepër për filozofinë rugoviane (atë e njohim të gjithë), por ajo për të cilën duhet debatuar dhe që duhet të konsiderohet si shqetësim, është fakti se jemi vetë ne si Ldk, si njerëz të saj, që jemi duke i shkatërruar vlerat e krijimit të filozofisë rugoviane, që na i ka lënë si trashëgim presidenti dhe lideri i jonë historik, Ibrahim Rugova, që padyshim janë: ndërtimi i kulturës së mirësjelljesë njerëzore, solidariteti dhe toleranca politike. Ldk-ja u krijua, u rritë dhe zhvillua më këto tipare të ndërtimit të frymës rugoviane,

Kështu na njohi edhe bota, kështu u bëmë edhe me emër të madh (i thonim edhe Lidhja e Madhe e Prizerenit), i respektuar dhe i njohur nga të gjithë. Kuptimi i vërtetë i filozofisë rugoviane ishte dhe duhet të jetë kodi i mirësjelljes njerëzore, i ndërtuar mbi bazën e drejtë e të menduarit, sjelljes dhe veprimit politik dhe kombëtar. Kod i mrësjelljes kur e ndëgjon dhe vlerëson mendimin ndryshe të tjetrit; kur nuk e keqpërdor pozitën zyrtare kundrejtë të pafuqishmit; kur nuk diskriminon mbi bazën e fuqisë apo mosfuqisë që ka tjetri, qoftë ai njeri i botës politike apo i një profesioni tjetër; kur hap shpresën dhe përspektivën e tjetrit, se edhe ai një ditë mund të mburret me suksesin e vet; kur krijon vlera të drejta respekti, motivimi dhe besimi tek tjetri. Fryma rugoviane nuk ishte frymë që krijonte konflikte ndërnjerëzore, ndërfetare, apo racore. Ishte frymë sinqeriteti, dhe si e tillë u promovua dhe respektua nga bota e jonë shqiptare, por edhe nga ajo ndërkombëtare.

Nganjëherë mund të merren vendime shumë të vështira politike, por ne duhet gjithëmonë të kemi besim në arsyen tonë të shëndoshë njerëzore. Vetëm në këtë mënyrë, mund të përcjellim vlerat tona rugoviane tek gjeneratat e ardhshme, tek fëmijët tanë, e kjo mund të ketë efekt pozitiv edhe në pasqyrimin dhe reputacionin e drejtë që mund t’i krijojmë Ldk-së dhe shtetit tonë, Kosovës. Në të vertetë, ne duhet të kërkojmë vetëm një të drejtë: të respektojmë vlerën tonë të të menduarit dhe vepruarit, në mënyrë që të na vlerësojnë edhe të tjerët. Sharja, poshtërimi dhe ligështia nuk ishin tipare të frymës rugoviane. Për atdhedashuri dhe ndërmarrje politike kërkohet guxim njerëzor, por ai nuk duhet të shëndërrohet në një mjet politik për të asgjesuar të tjerët. Pikërishtë, duke ndërtuar dhe promovuar tolérancën në mes njerëzve dhe forcave politike, bëri që presidenti Rugova, të shquhet dhe respektohet me udhëheqjen e politikës paqësore. Ndërtimi i frymës rugoviane, nuk ishte vetëm një lëvizje paqësore-aktive kundrejtë okupatorit dhe armikut tonë serb-sllav në Kosovë, ajo ishte edhe lëvizje që mundësoi sesibilizimin e pajtimit dhe solidarizimit në mes shqiptarëve, në mënyrë që ata të ecin së bashku përpara më të bashkuar dhe forcuar.

Prandaj, secili nga ne duhet të kuptoi (pa marrë parasysh pozitën në të cilën gjindemi) se çka përmban kodi i mirësjelljes njerëzore dhe politike, dhe të përmbahet nga gjykimet dhe veprimet e pamatura, që shkojnë në dëm dhe si pasoj për vetvetën tonë si njeri, të Ldk-së dhe Kosovës. Në filozofinë njerëzore, nuk ekziston asnjë metod më efektive veprimi, se sa një shembull i mirë. Pozitiviteti i të menduarit dhe vepruarit mund të ndihmoi edhe të tjerët. Jeta pa shpresë dhe motivim, është jetë që nuk e mundëson zhvillimin e njeriut në aspektin personal dhe profesional.