.
×

Fillon protesta kundër Lumezit



Kanë mbetur edhe pak minuta para se të fillojë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, e qytetarët vetëm sa kanë filluar të mblidhen para zyrës së tij, raporton Botapress. Në mesin e atyre që iu kanë bashkangjitur kësaj proteste është edhe deputeti i VV’së, Adem Mikullovci, edhe pse siç ka thënë është i sëmurë.

Deri tani shihet se një numër jo i vogël i qytetarëve iu janë bashkangjitur protestës, derisa për pak minuta pritet që të arrijnë edhe autobusët me qytetarë nga komunat e tjera.Përveç kalimtarëve, asnjë veturë nuk po lejohet që të kalojë në këtë rrugë.

Protesta do të mbahet para zyrës së Lumezit, duke filluar nga ora 11:55. Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thirri që të pretmten të protestohet para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, kundër korrupsionit. Kurti ftoi të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkohen kësaj proteste.