.
×

Fillon darka e punës e Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor



Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së Federica Mogherinin.

Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit.