.
×

Filloi konferenca dy ditore rajonale me drejtuesit e policive të shteteve rajonale



 

Nën organizimin e Policisë së Kosovës, e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, sot filloi konferenca rajonale dy ditore me drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, e cila po mbahet në Kosovë.

Ashtu siç është bërë e ditur nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, konferencë kjo e cila ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal.

Në vijim keni një video-link të deklaratës zyrtare të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, të realizuar sot gjatë kësaj konference.

Ndërsa në ditën e dytë të kësaj konference do mbahet një konferencë shtypi, ku ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë.