[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fifi: Puthjen e parë e mora në moshën 17 vjeçare, ishte e tmerrshme



Fifi përveç zërit, gjithmonë është pëlqyer edhe për sinqeritetin e saj në intervista të ndryshme. Këngëtarja e cila ka vite që është shpërngulur në Tiranë për të jetuar dhe zhvilluar karrierën muzikore shpesh është përfolur në media edhe për jetën e saj personale.

Së fundmi, Fifi ishte e ftuar në emisionin “Treshat” ku foli edhe për këtë pjesë, ndërsa ka zbuluar dhe statusin e saj.

“Jam super mega single, jo gjithkush më meriton mua”, ishin fjalët e Fifit.

Ndërsa këngëtarja gjithashtu zbuloi se kur ka marr puthjen e parë për të cilën tha se nuk i ka pëlqyer.“Puthjen e parë e kam marrë në moshën 17-vjeçare. Ishte e tmerrshme, nuk më ka pëlqyer”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Menu Title