.
×

Festivali i poezisë, Sofra poetike në Borås të Suedisë!



Botapress, 29 mars

Në Borås të Suedisë u mbajt Festivali i poezisë, Sofra poetike 2015. Festivali filloi në ora 10.30 dhe zgjati deri në orët e vona të pas ditës. Festivalin e mbajtën Sofra poetike Migjeni në Borås si dhe Shoqata e shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi. Në këtë Festival muarën pjesë , shumë krijues të poezisë shqipe nga Suedia, Gjermania, Norvegjia, Zvicra , muaren pjesë edhe artistë suedez të cilët lexuan poezit e tyre të përcjellura me muzikë,po në këtë Festival mori pjesë edhe studiuesi i madhë i gjuhës shqipe suedezi Ullmar Qvick i cili lexoi një poezi të bukur në të dyja gjuhët në suedisht dhe në shqip, neve të pranishmëve nuk na u durua për ta pyetur se si e ke mësuar gjuhën shqipe, ai thoshte se kur isha i vogël në moshën njëmbëdhjetë vjeqare më lindi dëshira ta dëgjoja Radio-Tiranën , dhe më vonë shumë herë udhëtova për Shqipëri sa bukur e thoshte emërin Shqipëri, dhe me plot buzëqeshje thoshte e dua Shqipërinë dhe shqipëtarët, ai thoshte nëse e do popullin e një vendi shumë lehtë ia mëson edhe gjuhën. Shumë nga krijuesit shqiptarë lexuan poezit e tyre, aty u bë edhe promovimi i disa titujve të rinj të veprave letrare të krijuesve shqiptarë , në mesin e atyre librave u promovua edhe romani i Nuha Zullufit : “Larg vendlindjes”ku referues ishte prof. Fetah Bahtiri. Festivalin e bëri madhështor edhe prezenca e gazetarës shqiptare të Radios shqipe nga Shqipëria Bardha Mance nga Greqia e cila vazhdimisht mban korospodencë me krijusit shqiptarë nga Suedia. Pamje të këndshme i dhe Festivalit edhe mderatorja dhe juristja e diplomuar në Suedi, Saranda Iseni me veshje kombëtare dhe plis në kokë e cila ishte edhe nikoqire e Festivalit, ketu u ndan edhe cmime për mysafirët te ardhur nga shtetet tjera, për suedez e veqanerisht për mikun dhe studiuesin e madhë të gjuhës shqipe Ullmar Qvick!