.
×

Festë për Pavarësinë e Kosovës në Ängelholm të Suedisë



Në Ängelholm të Suedisë, Shoqata Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë”, Ängelholm, organizoi festë për pavarësinë e Republikës së Kosovës, me një program të pasur kulturor dhe në prani të shumë bashkatdhetarëve nga Ängelholmi, Båstadi dhe vende të tjera. Programin e moderuan me shumë suksese dy vajza të reja, Alketa Kajtazi në gjuhën shqipe dhe Donjeta Rrahmani në gjuhën suedeze. Është bërë tradicionale që festa e Ditës së Flamurit kombëtare, dhe “17 Shkurti”, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të festohen në mënyrë madhështore nga mëgimtarët tanë me banim në komunen e Ängelholmit, dhe komunave përreth.
Rrahman Rrahmani, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Ängelholm, pasi përshëndeti të pranishmit dhe në veçanti praninë e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, z. Hysen Ibrahimin, në fjalën e tij ai tha: “ Më lejoni që në emër timë personal, si dhe në emër të kryesisë së ShKSH”Nëna Terezë ”, në Ängelholm, në përbërje: z. Rrahman Rrahmani kryetar, z. Ali Zejnullahu, sekretar, z. Ferki Hiseni, arkëtar z. Ahmet Ahmeti, Abedin Bahtiri, Besam Istrefi dhe Arben Hasani, anëtar të kryesisë, të u’a urojë 11-të vjetorin Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ndihem shumë i nderuar që kam rastin që ta paraqes një fjalë rasti, në ditëlindjen e njëmbëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ditën kur përfaqësuesit tanë e bënë vendin tonë pjesë të familjes së madhe të vendeve të lira dhe demokratike.
17 shkurti i vitit 2008, është akti më madhështor i historisë së vendit tonë, është çasti më sublim i gjithë historisë së Kosovës. Kjo datë madhore, është kufiri kohor që ndan historinë e re të Kosovës nga e shkuara e saj tragjike.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është rezultat i punës, i angazhimit , i dijes dhe i luftës së pandërprerë të popullit të Kosovës, për realizimin e së drejtës më themelore, për lirin dhe mëvetësinë e tij.
Edhe popullit të Kosovës, si shumë popuj tjerë liridashës, i është dashur të vuajë e të sakrifikojë shumë, për të arritur ditën e shumëpritur të saj, Ditën e Pavarësisë. Ndaj, si gjithmonë, është momenti që t’i kujtojmë me nderim baballarët tanë, nënat, vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat më të mira të këtij vendi, të cilët, në vite dhe në rrethana të ndryshme, u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, dua ta kujtojm në mënyrë të veçantë ideatorin e Pavarësisë së Kosovës, ish, Presidentin e par historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, njeriu i cili me politikën e tij paqësore e krijoj Epoken e tij.
Filozofija politike e ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur se Kosova dhe populli i saj meritojn një shtetë të pavarur dhe sovran.
Në këtë përvjetor të shtetit tonë i jemi shumë mirënjohës komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, dhe baballarëve të atdhetarëve dhe heronjve tanë gjithëkombëtar, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan për këtë që sot ne po e gëzojmë.
Kjo Pavarësi ka kërkuar shumë mund, shumë politikë, shumë gjakë dhe angazhimin e të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri, Kosoven Lindore, Maqedoni, Mal të Zi dhe Mërgatë, duke i bashkuar të gjitha këto forca dhe me përkrahjen e miqëve tanë të Europës, në këtë -rast edhe Suedisë, dhe në veqanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne ia dolëm që të pavarësohemi dhe sot jemi shtet i pavarur” – përfundoj në fjalën e tij z. Rrahmani.
Shoqata Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë”, Ängelholm, ndau ”MIRËNJOHJE” Z. Robert Hoti, për ndihmën e dhënë në shumë rreth 1200€, për blerjen e veshës kombëtare për vallëtarët e kësaj shoqate. Ndërsa arkëtari i shoqatës në fjalë z. Ferki Hiseni, i falënderoj edhe bashkatdhetarët tjerë që ndihmuan për të njejtin qëllim edhe me një shumë rreth 600 €.
Robert Hoti, u falënderua për mirënjohjet dhe u zotua se do të ndihmon sa herë që e kërkon nevoja për kulturën, gjuhën dhe vlerat kombëtare shqiptare. Kurse Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, Z. Robert Hotit i ndau “MIRËNJOJE” për ndihmën e tij kësaj shoqate, ku plotë pesë vite ka ofruar lokalin e tij për zyrë të kësaj shoqate me një çmim shumë simbolik mujor. Hysen Ibrahimi, kryetar dhe Bajram Muharreni nënkryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, vlerësuan lartë kontributin e kësaj shoqate, kryetarin e saj z. Rrahman Rrahmani dhe anëtarët e kryesisë dhe në veçanti fëmijët e vallëtarëve të talentuar. U përkujtua edhe 30 vjetori i grevave të minatorëve të Trepçës dhe formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Fëmijët vallëtarë të kësaj shoqate të udhëhequr nga aktori- koreografin Ahmet, Ahmetin dhe Besam Istrefi, me një mbështetje të fuqishme nga kryesia e shoqates në fjalë, prezentuan valle me motive të Dardanisë dhe trevave shqiptare, valle këto që u mirëpriten me duarëtrokitje nga të pranishmit.
Përveç programit kulturor, programi ka vazhduar me muzikë popullore deri pas mesnate nga grupi muzikor, Shpëtim Jetullahu, Burhan Beqiri, Astrit Shkupolli dhe Mërgim Gashi. Këtij grupi ju bashkangjit me një potpuri me këngë popullore edhe z. Robert Hoti.