.
×

Ferrari: Për Mitrovicën do të vijnë ditë më të mira



Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim nënkolonelin, Alessandro De Ferrari, komandant i Batalionit MSU të karabinierëve me seli në Fushë Kosovë, bashkë me pasuesin e tij në këtë detyrë, nënkolonelin Dott. Mario Ligi, para se të largohet nga misioni i tij në Kosovë.

“Kam ardhur për tu përshëndetur para se të largohem nga Kosova dhe për të ju falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pas gjatë qëndrimit tim në Kosovë, si dhe për të ju njoftuar me pasardhësin tim në këtë detyrë”, i ka thënë  Ferrari kryetarit Bahtiri.

“Kam ardhur për tu përshëndetur para se të largohem nga Kosova dhe për të ju falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pas gjatë qëndrimit tim në Kosovë, si dhe për të ju njoftuar me pasardhësin tim në këtë detyrë”, i ka thënë  Ferrari kryetarit Bahtiri.

Ai tha në vazhdim se po largohet me përshtypjet më të mira nga Mitrovica dhe Kosova dhe se ndjehet krenar që ka pas rastin të punoj për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës.

“Kosova është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit po ashtu janë të mirë e të ndershëm. Edhe Kosova edhe njerëzit më kanë mbetur në zemër. Unë jam i bindur se për Mitrovicën do të vijnë ditë më të mira”, tha koloneli Ferrari.

Ndërkaq, pasuesi i tij, nënkoloneli Ligi, tha se është i kënaqur që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës dhe se do të jep maksimumin e tij për të mirën e tyre. Ai tha se do të vazhdoj bashkëpunimin e mirë që ka pas me kryetarin Bahtiri kolegu i tij Ferrari.

Kryetari Bahtiri i ka falënderuar komandantin e Batalionit MSU të karabinierëve, nënkolonelin Ferrari, për bashkëpunimin e ndërsjellë të suksesshëm që kanë pas gjatë mandatit të tij, dhe  komandantin  ri Ligi,  për gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim. Ai i ka dëshiruar nënkolonelit Ferrari sukses në misionin e tij të ri gjetiu, ndërsa që nënkolonelit Ligi i ka premtuar bashkëpunim të tillë çfarë ka pas me Ferrarin.