[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fero nuk ndalet: Nuk më intereson nëse bëni hip-hop që 20 vite, ejani në ‘ring’



Rep-artisti i njohur, Fero, kohët e fundit ka qenë mjaft i komentuar në faqet rozë. Kjo vjen, për shkak të një video të publikuar në rrjetin social Instagram, në të cilën u kishte shpallur luftë MC Kreshës, Lyrical Son, Bim Bimmës dhe Ergenit

Sipas tij, një luftë e tillë do të jetë rreth hip-hopit, ndërsa e konsideruar vetën superior kur bie fjalë për këtë zhanër muzikor. Por si duket reperi nuk e ka lënë me kaq. Në një postim tjetër ai ka bërë të ditur se do të jetë në Kosovë për dy-tre ditë, pasi që një kohë ai jeton në Gjermani.

“Për dy-tre ditë jam në Kosovë, sapo e nxora biletën, pak nëse dikush doni diçka, unë jam aty”, është shprehur ai.

Video të tilla nuk kanë të mbaruar, pasi në një tjetër ai ka ironizuar me reperët, duke thënë se do i rrëzoj me vetëm gishtin e vogël.

Ani pse fansat e kishin konsideruar një thirrje të tillë si vëmendje, Fero është shprehur se ka famë aq sa kanë të gjithë reperët që u ka kërkuar luftë.

Menu Title