.
×

Femra më e rrezikshme e ISIS është nga Kosova



Botapress, 17 Korrik

“Një nga gratë më radikale të Shtetit Islamik vjen nga Kosova”.

 

Nga Kosova në radhët e organizatës terroriste që vepron në Siri dhe Irak llogaritet se janë 44 gra nga Kosova, ndërsa 60 vijnë nga Bosnje-Hercegovina, por një kosovare vlerësohet se është lidere e grupit dhe luftëtare shumë radikale.

 

Mediumi rus Sputnik, duke cituar të dhëna nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, thotë se gruaja më e njohur shqiptare nga Kosova që i është bashkuar grupit terrorist është Qamile Tahiri, 23 vjeçe, përcjellë gazetametro.net.

 

Tutje, thuhet se ajo kryeson kampet e trajnimit për gratë xhihadiste në Siri dhe konsiderohet si një nga luftëtarët më radikale të ISIS nga ky rajon.

 

Nën mbikqyrjen e saj, dhjetëra gra shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, i janë bashkuar Shtetin Islamik. Ndërsa, dorë e djathtë e saj llogaritet të jetë Laura Hyseni, gjithashtu nga Kosova e cila atje në këtë grup terrorist ka sjellë bashkëshortin dhe vëllanë e saj.

 

Roli i këtyre grave nuk është thjesht “nuset xhihadiste”. Ato marrin pjesë në luftime, por edhe rekrutojnë anëtarë të rinj nga e gjithë bota, kryesisht përmes internetit.

 

Në tekst thuhet se ISIS është i përbërë nga disa brigada që përbëhen vetëm nga gratë, e  më e njohura është brigada famëkeqe Kansa e cila u formua në fillim të vitit 2014, dhe u emërua sipas Kansës, poetes arabe nga ditët e hershme të Islamit.

 

Brigada përveç rekrutimit, është e përfshirë  edhe në  vrasjet dhe mirëmbajtjen e rregullave strikte të jetës në këtë grup, të tilla si, për shembull, parandalimi i marrëdhënieve midis burrave dhe grave, pa marrëveshje paraprake.

 

Gratë, anëtare të këtij grupi, kanë midis 18 dhe 25 vjet, dhe në mesin e tyre ka shumë nga Perëndimi, të cilat janë rekrutuar nëpërmjet internetit, dhe që kanë pranuar besimin islam.

 

Trajnimi në këtë brigadë merr rreth një muaj, anëtarët mbajnë armë dhe mund të jenë luftëtare apo gra police që në njëfarë mënyre mbajnë rendin brenda ISIS-it.

 

Drejtuesit e kësaj organizate terroriste mendojnë se gratë janë të nevojshme në grupin e tyre, sepse ata duan të tregojnë se janë shoqëri e organizuar, bazuar mbi familjen sipas interpretimit origjinal të Islamit.

 

Duket e çuditshme, por në këtë brigadë pranohen para së gjithash kryesisht gratë me arsimim të lartë. Prioritet u jepet atyre që janë të angazhuara në teknologjinë e internetit, ose janë në sektorin ekonomik, dhe këto janë kryesisht gra nga Perëndimi. Mediat evropiane,  kryesisht ato britanike kanë raportuar për shifrën prej 80.000 gra në një farë mënyre  janë të lidhura me ISIS-in, qoftë duke iu bashkuar, qoftë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme.

 

Kjo brigadë e famshme e xhihadisteve femra në prill të këtij viti publikoi një video për rekrutimin e hakereve femra duke pretenduar se kanë hakuar më shumë se 100 media sociale, për vetëm një muaj.

 

Grave në këtë formacion ushtarak u caktohen detyrat. Ato më të reja në moshë merren me kujdesin ndaj fëmijëve që lindin në këtë zone të luftës.

 

Gratë që kanë deri në 22 vjet angazhohen që të rekrutojnë njerëz kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Grupi i tretë është përgjegjës për takimin dhe “martesat” e njerëzve që janë në ISIS.

 

Objektiv i ISIS-it janë kryesisht gratë nga Amerika, para së gjithash anëtarët e popullsisë më të re dhe më të varfër. Sipas shtypit amerikan, në tetor të vitit 2014, tri vajza nga  shkolla të  mesme në Denver kanë ikur nga  mësimi në mënyrë që të arrijë fluturimin për në Siri, pasi përmes rrjeteve sociale kishin biseduar me anëtarët e ISIS-it.