[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fëmija “rrëmben” autobusin në Skenderaj – Shikoni çfarë ndodh!



Botapress 10 Dhjetor – Një fëmijë në komunën e Skenderajt dyshohet se ka rrëmbyer autobusin i cili gjendej në stacion të cilin e vozit “çmendurisht” në rrugën kryesore, duke rrezikuar kalimtarët dhe veturat.Në pamjet e siguruara nga gazeta inFokus shihet sesi ky fëmijë duke vozitur autobusin merr me vete gjithçka që i del përpara.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë gazetës inFokus se veturën të cilën e godet autobusi ndodheshin një grua dhe një fëmijë.

Përderisa dëshmitarët kanë thënë për inFokus se autobusin ishte duke e vozitur një fëmijë, Policia e Kosovës ende nuk është e njoftuar për rastin.Kështu ka bërë të ditur për gazetën inFokus, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.Në pamje përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka persona që kanë mbetur të lënduar nga ky rast.

Më poshtë mund të shihni pamjet e këtij momenti të tmerrshëm./02 Press.com/

Fëmija "rrëmben" autobusin në Skenderaj

Fëmija "rrëmben" autobusin në Skenderaj

Publiée par Gazeta Infokus sur Mardi 10 décembre 2019

Menu Title