.
×

Fëmija lindi fëmijë në QKU, në javën e 33-të, foshnja është 1.9 kg dhe 50 centimetra e gjatë



Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, në Prishtinë, po qëndron e shtrirë një 13-vjeçare, e cila të hënën është bërë nënë. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, ndërkaq si pasojë e lindjes së parakohshme, foshnja po qëndron në kujdesin intensiv.

Ndonëse e re në moshë, një 13-vjeçare nga Gjakova ka lindur foshnjën e saj të parë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Drejtorin e klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, i cili ka thënë 13-vjeçarja ka sjellë në jetë foshnjën e saj disa javë para kohës së paraparë për lindje.

“Lindja është bërë të hënën me datën 24 dhjetor, është lindje normale, në javën e 33’të ndërkaq pesha e foshnjës është 1900 gramë, e gjatësia 50 centimetra. Gjinia e foshnjës është femër, ndërkaq momentalisht ndodhet në kujdesin intensiv në Neonatologji. Nëna është e lindur në vitin 2005”, ka thënë Gojnovci.