[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Feim Bejta: Grabitqarët dhe qyqarët i sulmojnë të pambrojturit , të tillë janë ata të cilët e sulmuan Hotin



Feim Bejta ka reaguar në lidhje me sulmin që i është bërë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti,që  është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë, qytetari Bejta ka shkruar në llogarin e tij në Facebook duke reaguar në lidhje me këtë akt vandal, shkruan Botapress.info

Kujtojm se zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u qëllua me vezë të shtunën dhe në një video të publikuar në rrjetet sociale dëgjohet personi që hodhi vezët duke bërë thirrje që “tarifat ndaj mallrave serbe nuk duhet te hiqen”.

Sulmi u dënua nga udhëheqës të institucioneve të ndryshme të cilët e quajtën akt të dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi, shkruan Botapress.info

Ky është shkrimi i plotë i Feim Bejta pa ndërhyrje nga Gazeta :

Grabitqarët dhe qyqarët i sulmojnë të pambrojturit , të tillë janë ata të cilët e sulmuan zv.kryeministrin të tillë janë edhe ata që e përkrahin  këtë gjest vandal . Se ka të atillë  deputet e  ish -ministra që u kanë borxhe njerzëve  e nuk guxojn të dalin në  qytet lirshëm e  pa truproja.

Ecja si qytetar të rëndomët dhe qeverisja në stilin nordik të kësaj qeverie po krijon standard në këtë vend , e si duket po ua prishën  ëndrrat atyre që e  zhvatën këtë vend këto vitet e fundit pa as një pikë ndërgjegjëje  dhe pa fije turpi. Demagogjia e liderëve opozitar se kjo qeverisje do zgjasë vetëm 9 muaj si duket i ka shtyrë disa prej tyre të mundohen që mos të krijohen këto standade ,por te vazhdohet me atë sjelljen e minstrave prej Monarku.

Menu Title