.
×

Fatmir Bajraj:Kosova, de-jure e lirë & pavarur, de-fakto, n’zap & robëruar !



E çliruar me 12 qeshor 1999, me aktin e invadimit të KFOR-it si mision paqërujtës i NATO-së n’Kosovë, pas kapitulimit të regjimit të Millosheviqit, përkatësisht, Jugosllavisë së mbetur, Serbi-Mali i Zi në Kumanovë në Marveshjën tekniko-ushtarake n’mes të NATO-së dhe Gjeneralshtabit të UJ, me 10 qeshor 1999, e cila u pasua me Rezolutën 1244 të KS të OKB për Misionin civil nderkombëtarë (UNMIK-u) dhe atë ushtarak të NATO-së (KFOR-i) !

Shpallja e kordinuar e Pavarsisë së Kosovës, ndodhi me 17 shkurt 2008, me ç’rast Kosova legalizon të drejtën e vetëvendosjës dhe krijimin e shtetësisë së mbikqyrur nderkombtarisht…!

Pasuan njohjet efektive nderkombëtare të mbi 115 shteteve, përfshi vendet m’a t’fuqishme t’globit, n’krye me SHBA-të, si sponzor të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës…! – Serbia, kurr s’njohu Kosovën …! Kosova deshtoj t’jet e t’bëhet shtet funksional,  Kosova deshtoj t’shtrijë sovranitetin n’gjithë teritorin,  Kosova deshtoj t’jet e t’bëhet shtet demokratik, ku sundon Rendi dhe Ligji …!

Kosova e lirë dhe e çliruar nga NATO, u kap nga kasta kriminale n’pushtet, sot e 20 vite…
Kosova pavarur dhe e njohur nderkombtarisht nga mbi 115 shtete, u kap nga kapësit e tre pushteteve dhe të vetë shtetit, kapo-bandat n’pusht-shtet, përvetsuesit e meritave të lirisë, uzurpuesit e pasurisë nacionale, boset e krimit të t’gjitha llojeve, sot kryesisht n’PAN !

– Kosova është pëng, pëngu s’është i lirë…! Kosova është peng i zaptuesve t’lirisë së saj, krimit që është kthye n’sistem dhe i kriminelëve mbi Ligjin dhe fatin e Kosovës dhe qytetarëve t’saj, i PAN-it n’kapje të shtetit…!

PAN-i, peng i Serbisë, i armikut shekullor, strukturë me prejardhje t’dyshimta, e instaluar dhe e suportuar nga regjimi i armikut t’djeshëm & t’sotëm shekullor serb, ata bënue edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës me Vuqiqin si partnerë, duke lënë n’opozitë shumicën absolute shqiptare, Qeveri kjo, së ciles i terhiqën pënjtë n’Beograd e jo n’Prishtinë, fatkeqësisht !

– Kosova dhe shqiptarët, peng i PAN-it, dhe PAN-i pëng i Serbisë ! Andaj, si Kosovë & shqiptarë të Kosovës, jemi dyfishë t’robëruar, de-fakto, edhe pse t’lirë e t’pavarur de-jure ! PAN-i dhe padroni i PAN-it, presidenti Hashim Thaqi, për faktin së janë peng i armikut, janë t’gatshëm të tregëtojnë & kontrabandojnë edhe lirinë tonë, integritetin teritorial dhe shtetësinë e Kosovës…!

Si t’hjekim prangat, dhe t’a bëjmë atdheun edhe de-fakto t’lirë ? T’hjekim qafe pengun e armikut që mbanë peng lirinë tonë, PAN-in, dhe do t’a kemi shumë ma lehtë me Serbinë armike të cilën n’a e hoqi qafe Amerika & aleatët me 12 qeshor 1999 ! Kthjellu populli im…! f.b