.
×

Fatmir Bajraj: PDK-ja , trembë ariun me shoshë !



Vë bast :
PDK-ja nuk e ka seriozisht kërcnimin për rrëzimin e Qverisë Haradinaj, alias Qeverinë e PAN-it me Listën Srpska.
– PDK-ja nuk është e interesuar për t’a rrëzuar Qeverinë e sponzorizuar nga Hashim Thaqi & Aleksander Vuqiq, akterë kryesorë të realizimit & kurorëzimit të planit serb të shovenëve ; Qubrilloviq & Qosiq, të ndarjës & copëtimit të Kosovës !
– PDK-ja, s’ka autorësinë e bërjës së Qeverisë Haradinaj, alias PAN +Lista “srpska”, andaj edhe s’mund t’a rrëzojnë pa urdhërin e padronëve : Thaqi & Vuqiq !
PAN-i dhe Lista Srpska, janë lojtarë dhe jo selektor dhe as arbitër të koalicionimit & koalicionit qeverisës, pra janë argatë e jo padronë !
Pse s’e ka seriozishtë PDK-ja pra, dhe kush qendron pas “kërcnimit” që unë quaj ; trembë ariun me shoshë, kur këtë zë, përqon dhe përcjellë një figurë lavire partiake e PDK-së kriminale, një prostitutë politike e PRONTO-së, nënkryetari i saj, Enver Hoxhaj ?
Ky telall, sikur ai telalli tjetër i PDK-së SHIK-iste, Enver Hoxhaj & Hajredin Kuqi, nuk kan mendim të vetin n’PDK, aty janë vetëm përques, përcjellës dhe transmetues të ideve e vendimeve të autoritetit të pakontestueshëm të SHIK-ut, alias PRONTO-së, kurriz i mendimit & vendimit n’PDK-në, kriminale të Hashimit & Kadrisë.
Cili është motivi i “kërcnimit” për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, alias, PAN-i + Lista Srpska, dhe cili është efekti i deshiruar nga ky “kërcnim” i kordinuar nga Thaqi & Vuqiq ?
Disciplinimi i Ramush Haradinajt-Kryeministër, dhe i gjithë tjerëve brënda koalicionit qeverisës, që t’mos ngrehin krye, duke guxuar t’i kthejnë fjalën padronëve : Thaqi & Vuqiq, ngase mund të shkojnë n’shpi ; sa qelë & mshelë sytë…!
Por, para se kërcnim, është balon provues n’ajr dhe këtë gjë e ka nuhatë & kuptuar Ramushi, zatën nuk e merr fare seriozisht.
Pse PDK-ja nuk bëhët shkakëtare e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, dhe as pjesë e mocionit të votëbesimit ?
– E para : Është e vetëdijshme se shkuarje n’zgjedhje t’parakohshme me vullnetin e saj, e lë atë, pa partnerë koalicioni parazgjedhor, përjashto këtu pakicat e shantazhuara si zakonisht nga SHIK-u kriminal & anti-kombëtarë, dhe Listën Srpska, gjendje e cila jo vetëm nuk e nxjerrë subjekt të parë paszgjedhor, por do ishte fatale për PDK-në më rënjën rapide të besimit & mbeshtetjës qytetare, dhe
E dyta : Është e vetëdijshme për faktin e pamohueshëm se një LDK e fuqishme që mberthenë n’vete ; elan, dije & invencion, dhe një LVV e mëkëmbur pas ndarjës, plotë vrull & motiv, do jenë një uragan i vertetë dhe i furishëm n’skenën politike të vendit, dhe jashtë PAN-it & Listes Srpska, do fitojnë shumicën absolute të ulësve n’Parlament dhe mundësisë së formimit të një koalicioni kombëtar qeverisës ; koherent e koheziv, dhe
E treta : Humbja e sigurtë e PAN-it + Lista Srpska, i hap rrugë vendit dhe Qeverisë së drejtuar nga bota akademike n’LDK, dhe e mbeshtetur nga entuziazmi dhe fryma vepruese e përbashkët n’drejtim të shkapjës së shtetit nga kapësit, alias PAN-Kracia n’pushtet dhe demokrataizimi, përkatsisht qeverisja e DEMOS-it n’vend të Kapo-bandave…!
Zatën, kërcnimi i Hashimit & Vuqiqit për rrëzimin e Qeverisë së Kryeministrit Hardinaj, është joserioz dhe i pasinqert, ngase nuk është në intersin e Hashimit & Vuqiqit ikja e kësaj qeverie, përndryshe këtë do të mund t’a bënin në një afat rekord-zanzibarist.
Një Qeveri e sponzorizuar nga Beogradi dhe Hashim Thaqi, do jet n’këmbë, deri atëhrë sa është n’dobi të Beogradit zyrtar e Hashimit & Co, andaj me të drejtë mund të konkludohet :
Qeveria e PAN-it + Lista Srpska, do jetë n’këmbë, për aq kohë sa është në interes të Beogradit zyrtar, alias Serbisë shoveniste të Vuqiqit.
Rrëzimi i parakohshëm i kësaj Qeverie, është i mirëseardhur për vendin por është pak e besueshme që kjo të ndodhë, dhe mësepaku nga PAN-i + Lista Srpska ! Dhe këtë fakt, e di mirë, Ramushi, andaj nuk i merr fare seriozisht, me të drejtë…!?
f.b