[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: LDK do t’i fitoj zgjedhjet e 14 shkurtit, Qeverinë e drejton tutje Dr.Avdullah Hoti !



LDK-ja meriton besimin dhe mbeshtetjën e qytetarëve të Kosoves i cila shprehet me votë të lirë në kutitë e votimit me 14 shkurt 2021 në zgjedhjet e jashzakonshme parlamentare, për faktin se, fatin e vendit dhe të qytetarëve t’saj, kurr nuk e tradhëtoj dhe nuk e braktisi, përkundrazi ; mori mbi supe përkundër veshtirësive dhe kompleksitetit të sfidave pavarësisht çmimit por me t’vetmin qellim ; ruatjën e vendit dhe interesit nacional të Republikës së Kosoves.

LDK, ka trashegimi nacional-shtetërore dhe një histori unike-pozitive në të gjitha fazat dhe etapat kruciale të fateve tona në mbi tri dekada veprimtarie, e shquar si epitom e Levizjes nacionale për Liri, Pavarësi e Demokraci.

– LDK,për dallim prej tjerëve, edhe tani, sikur edhe gjatë gjithë historikut t’saj, histori kjo e re, edhe e Kosovës, asnjëherë nuk u lëkund nga erërat dhe stuhitë e panumërta karshi atdheut dhe fatit të tij, përkundrazi ; mori përgjegjësitë si bartëse e proceseve, përkundër faktit se përballej me vendime jo shumë popullore dhe të cilat ishin target i kundershtarëve politik dhe n’veqanti i atyre të cilët u treguan dhe deshmuan t’pazot dhe t’padënjë për të ushtruar mandatin kushtetues të cilin kishin kerkuar nga sovrani dhe këtë të fundit e lanë në llaç !

LDK-ja dhe Qeveria e koalicionit e drejtuar nga Kryemnistri Hoti, mori mandatin duke krijuar një shumicë të re parlamentare në një kohë të rëndë për vendin ;

– Përballja me pandeminë me Corona virus (COVID-19), i cili përveqse i padukshëm dhe i rrezikshëm, ishte edhe i frikshëm për gjithë botën dhe me pasoja katastrofale për jetën e njerëzve,

– Dialogun me Serbinë, e cila ishte në krye të agjendes së BE-së dhe SHBA-vë, dhe insistimi i tyre në eleminimin e barrierave për fillimin e dialogut, fakt ky që kishte rrëzuar dy qeveri pararëndëse të Republikës së Kosoves, ose thënë ndryshe, ishin dorëzuar para presionit duke kerkuar alibi për ikje nga përgjegjësitë shtetërore me dorëzim-dezertim !

– Mëkëmbjën ekonomike të vendit, të rrenuar nga COVID-19, dhe nga pararëndësit n’krye të Qeverisë me sjellje dhe vendime skandaloze të cilët shteren dhe dëmtuan fondet dhe bugjetin shtetëror të Republikës së Kosoves në mënyrë arbitrare dhe klandestine.

– Përtëritjen e mardhënjëve të cënuara me parneret tanë strategjik ; BE & SHBA, dhe n’veqanti me sponzorin e lirisë dhe pavarësisë sonë, Amerikën, e cila kishte filluar sanksionet dhe abstenimin nga suporti imediat dhe krucial shtetndertimit të Kosovës, si pasojë e mediokëritetit dhe sharlatanizmit të z. Kurti n’krye të Qeverisë të cilen e braktisi paturpësisht.

Pas Qeverisë Mustafa, Qeveria Hoti, është Qeveria ma e suksesshme e pasluftës dhe përkundër brishtëisë në numra dhe shantazhit të partnerit të koalicionit gjatë gjithë kohës, prapëseprap, është storie suksesi, duke pasur parasyshë edhe largimin e “dilemave” të ikanakëve nga përgjegjësitë, për : Thikat mbi Harta dhe gjynjezimin e Kosoves në Uashington, duke provuar të kundërtën, Marrveshjenë historiketë të Uashingtonit, të 4 shtatorit 2020 në Shtepinë Bardhë dhe nën kujdesin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Pra, Kryemnistri Hoti, për herë të parë në historinë e shqiptarëve, në Shtepinë e Bardhë dhe jo të verdhë e të kuqe siq e portretizonte qyqari Kurti, arriti edhe të marr edhe njohjën nga Izraeli me bekimin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

LDK, do të vazhdoj të qeverisë me vendin, dhe Kryemnistrin Hoti edhe pas 14 shkurtit 2021, për të ndihmuar vendin ekonomikisht dhe në dialogun për njohje reciproke me Serbinë, akt ky që do t’i hap rrugë integrimit të vendit dhe antarësimit në organizata nderkombëtare deri në OKB.

Menu Title