.
×

Fatmir Bajraj: Kosovë, kujdes me Amerikën !



Edhe nëse si institucione dhe lidership i Kosovës së pavarur, jemi t’sigurt deri n’bindje, se Ne kemi të drejtë dhe jo Amerika, megjithatë në fund fiton Amerika.
– A kemi nevojë që t’kemi të “drejtë”, n’këmbim të asaj që n’fund të dalim humbës absolut ?

Përgjigja ime definitive, si produkt i fuqisë së mendimit është : JO !

Dhe kur fiton Amerika, dhe Ne s’jemi në anën e fituesit, atëherë , humbës dalim Ne dhe jo armiqët tanë (Serbia & Rusia), kundrejtë të cilëve na nxori fitues po kjo Amerikë me aleatët në luftën e fundit të fundshekullit të kaluar duke vulos lirinë tonë të cilën po e vejmë n’lojë gabimisht.
– Sikur nuk morëm seriozisht mesazhin e Presidentit amerikan Bill Klinton në vizitën e parë që i bëri Kosovës dhe forcave ushtarake amerikane në kuader të KFOR-it, Mision ky i NATO-së, i cili kishte çliruar Kosovën nga çizme serbe, bashkë me ish Sekretaren e shtetit, zonjën Merllin Ollbrajt, Kongresisitin Elliot Engel dhe Koamndantin e NATO-së, Gjeneralin amerikan, Weslli Klark, duke iu drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe lidershipit të papërgjegjshëm të atyre ditëve, krahut të luftës në QPK dhe t’vetquajturit Kryemnistër i saj, z.Hashim Thaqi, nga Ferizaji i Kosovës me datë 23 nëntor 1999 :

“Ju bertitet për ndihmën tonë dhe Ne u futëm në Kosovë sepse kur ishit të shtypur Ne qendruam prapa jush, dhe Ne ushtruam fuqinë ushtarake për të mposhtur agresionin e z.Millosheviq, për t’vazhduar me fjalin e famshme ;

Ne fituam luftën, por vetëm Ju mund ta fitoni paqën”.

Nga ajo kohë e deri me sot, kaluam shumë procese n’liri dhe n’Kosovën e çliruar falë nderhyrjes ushtarake të SHBA-ve n’krye të Alences Veri-Atlantike (NATO-së), kaluam mbi dy dekada duke metuar lirinë, pavrësinë dhe shtetndertimin e mundimshëm dhe kompleks kur kihet parasysh armiku i egër në njërën anë, dhe huqjet tona në anën tjetër, ky rrugëtim i yni u bë edhe ma i veshtirë dhe i rënduar, por ndihma e SHBA-vë ishte konstante dhe permanente gjatë gjithë kohes dhe në të gjitha sferat dhe fushat, që nga çlirimi, pavarësia, shtendertimi dhe ma në fund FSK-ja e kthyer në Ushtri të Kosovës.

Tarifat dhe qendrimi amerikan për dialogun !

Traifat doganore 100%, për mallrat nga Serbia dhe ato nga B & H, si masë tregëtare e vënë nga Qeveria Haradinaj n’fund të vitit 2018, n’përgjigje të politikes agresive të Serbisë kundër Kosovës, shtetëndertimit dhe konsolidimit të shtetësisë se saj, si dhe kundër fushates ekstreme-agresive të lobimit për ç’njohje të shtetit të Kosovës nga ana Presidentit serb Vuqiq dhe Kryediplomatit serb Daçiç, në njërën anë, si dhe ;

Si masë politike dhe pse n’kundershtim me logjiken ekonomike dhe CEFTA-në, u përdorë edhe si veprim populist në mbulimin dhe kamuflimin e deshtimeve të Qeverisë së PAN-it dhe Kryemnistrit Haradinaj në anëtarism në Interpol dhe në organizatat tjera rajonale dhe nderkombëtare, dhe më vonë u pëdorë edhe për ;

Nderprerjën dhe stopimin e dialogut të Brukselit nga ana e Vuqiqit, Thaqit, Rames dhe Mogherinit, i cili kishte marr kahjen copëtimit të Kosovës përmes një plani të “Korigjimit të Kufijëve” i cili cenonte rënd ; sovranitetin dhe integritetin teritorial të vendit dhe shkallmonte shtetësinë e Kosovës për një marrveshje të ashtuquajtur historike, gjithëpërfshirëse dhe për njohje reciproke me Serbinë.

Etablimi i temes së “Korigjimit të Kufijëve” nga ana e Thaqi, Rama, Vuqiq, dhe faji i Haradinaj si Kryemnistër !

Kryemnistri Haradinaj, kishte deleguar kompetencat ekzekutive-kushtetuese tek Presidenti H.Thaqi, në këmbim të postit të Kryemnistrit në koalicionin e PAN-it, duke ndarë për vete “Detyrat e Shtepisë”, dhe n’shkelje të Kushtetutës, ia la n’dorë ; krijimin e poltikes së jashtme dhe fatin e vendit, Presidentit të papërgjegshem dhe të shantazhuar nga Gjykata Speciale, z. Hashim Thaqi, dhe Edi Rames, Kryemnister i Shqipërisë, i cili interes madhor shihte pushtetin e Tij personal dhe jo fatin e kombit, këndej e matan Drinit, n’Shqipërinë natyrale.

z.Haradinaj e rrëzoi “Taksa”, dhe tanimë i rrëzuar s’mund ta ruaj “taksën” !

Presionit të BE-së dhe të SHBA-ve, për sëpaku pëzullimin e tarifave dhe për t’i hap rrugë dialogut të Brukselit me Serbinë, kusht ky tanimë i vënë nga Serbia, BE-ja dhe SHBA, në vend të një pragmatizmi politik nga ana e Kryemnistrit tonë, ky i fundit zgjodhi dorëzimin përmes dorëheqjes me një alibi farsë ; ftesë nga Gjykata Speciale.
Atëbotë, të gjithë ishin për një zgjidhje kreative përveq liderve ; Kurti e Hardinaj.

Ish Kryeministri Haradinaj, këmbëngul në ruajtjen n’fuqi të “Takses” nga ana e Kryemnistrit Kurti, edhe pse vetë leshoj “frontin” dhe u dorëzua para presionit politik e diplomatik, BE & SHBA !
Reciprociteti, kauzë politike e ish opozites ; LDK & LVV, tanimë në koalicion qeverisës dhe me Kryemnister Albin Kurti, dhe terheqja e tarfifes tregëtare 100% me Serbinë, do duhej të bëhej me një pezullim afator dhe kushtezim me reciprocitet poltik, tregëtar dhe ekonomik në raportet bilaterale të dyja shtetev fqinje ; Kosovë Serbi, por këtë masë të Qeverisë së re të Kosoves, e kundershton Amerika permes ambasadorit amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, si përfaqësues special i Presidentit Trump për dialogun ; Kosovë-Serbi !

Çka tutje ?

Vendimi i takon Qeverisë, derisa vlerësimi, ekpertëve të fushave.

Tarifat tragëtare janë një vendim sovran i një shteti sovran dhe t’pavarur, një vendim i Qeverisë së Republikës, i cili si akt, nuk presupozon pajtim, pelqim dhe as dakordim të asnjë forumi, institucioni dhe as mekanizmi nderkombëtar, e lere më të BE-së apo të KS të OKB-së, dhe i njëjti mund të ri-aktivizohet me një akt të ri dhe sovran të shtetit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës, andaj gjenerimi i një zgjidhje kreative për t’i hap rrugë dialogut dhe mundësisë së progresit, është imediate dhe e pa kushte.
Instiutucionet e shtetit ; Parlament, Qeveri dhe President, duhet të gjenë një zgjidhje të dakordësuar dhe unifikuese në inters të shtetit dhe n’bashkërendim me SHBA-të dhe BE-në, të cilat nuk guxojmë t’i nxjerrim nga “loja” me sjelljet tona t’pamatura dhe t’pakalkuluara sa duhet dhe si duhet.

Idealja do ishte : Të bindën SHBA-të dhe BE-ja, për ;

Pëzullim të tarifave në një afat të dakordësuar me partnerët , SHBA & BE, dhe përgaditje profesinale ng ana e Qeverisë së Kosovës të një platforme dhe kushteve teknike në implementim të parimit të reciprocitetit bilateral me Serbinë fqinje, menjëherë pas përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi, rezultati i të cilit do ishte ; njohja reciproke.

Me rëndësi jetike është ; parimet e bisedimeve dhe vetë rezultati i tyre, para kushteve të bisedimeve dhe interasave pushtetore të akëcilit, ku vend me rëndësi, luan, ruajtja e partneritetit me aleatet, e n’veqanti me Amerikën, si ylli polar i atributeve tona nacional-shtetërore në mbi një shekull ekzistenec dhe historie n’këto troje.