[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: Kështu bëhet e mbrohet shteti!



Shteti nuk është atribut tribal, por koncept socio-politik bashkohor si nevojë e qytetareve, për qytetarët dhe n’sherbim të tyre, dhe jo pronë e kriminelëve, lufta e shtetit ndaj të cilëve duhet të jetë e pakompromisë, e fuqishme dhe vendimtare.
Dje Kryemnistri Hoti dhe Ministri Veliu, autorizuan një aksion spektakular dhe shëmbullor të Institucioneve të Republikës së Kosoves, përkatsisht, të atyre të Rendit dhe Ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe vetive negative në Karaqevë të Kamenicës, dhe mbi të gjitha ; grupëve mafio-kriminale të cilat i subordinohëshin bosëve të krimit në piramidën kriminale n’shtetkapje.
– Aksioni i djeshëm i shtetit në Karaqevë, ishte unik dhe n’perfeksion, duke nxjerrë në pah ; aftësinë dhe profesionalizmin e e organëve të ruajtjës së Rendit dhe Ligjit, si dhe koordinimin e mekanizmave të shtetit, siq janë Prokuroria, Policia e Kosoves dhe Ekzekutivi, përkatsisht Kryemnistri dhe Ministri i Punëve të Brëndshëm, z.Agim Veliu.
Dje me Aksionin n’Karaqevë, shlkelqeu shteti me përformimin brilant dhe ekzakt n’mbrojtje të Rendit dhe Ligjit në njërën anë, dhe në luftë kundër armiqëve të postulatëve të lirisë në një shtet demokratik e ligjor.
Kryemnistri Hoti dhe Ministri i Brendshëm z. Agim Veliu, në krye të Institucioneve shtetërore për Rend dhe Ligj, me aksionin e djeshëm n’Karqevë, bashkë me të gjitha segmentet dhe mekanizmat e sigurisë, provuan dhe promovuan GARDIAN-in e Republikës së Kosoves, si shtet të së drejtës.
Kjo qasje e Qeverisë Hoti, duhet t’i esulloj boset e krimit, korrupsionit dhe kontrabandes në vend, dhe duhet poashtu, të jetë leksion për pushtetarët dhe ish pushtetarët e lidhur me krimin, se Atdheu është i të gjithëve dhe mbi të gjitha.
Kurti, kishte zgjedhë të mbetët palë më krimin dhe kriminelet, duke shkue edhe një hap tutje, duke bërë edhe vetë krim, duke mos e luftuar atë, kur i’u dha shansi dhe rasti nga ish Zëvendës Kryemnistri, tani Kryemnistri Hoti, dhe nga Ministri i Brëndshëm Veliu, të cilin ish Kryemnistri Kurti e refuzoj dhe neglizhoj.
– Rsti i Karaqevës është vetëm fillimi i prekjes së rezultateve të para të Qeverisë Hoti në luftë kundër krimit të organizuar dhe në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të së drejtës, fakt ky që tmerron dhe trembë hallkat zingirore të krimit me politikën, të cilët ngulfatën shtetëbërjën dhe zvetnuan frytet e lirisë dhe t’pavarësisë së vendit.
Reagimet e klases politike, e padronëve të bandave kriminale dhe e bossëve të tyre nshtetëkpaje, deshmojnë katercipërisht faktin se shoqëria dhe shteti i Kosoves, vuan nga dukuritë negative dhe se nevojë imediate e shtetit të Kosoves është luftimi i tyre dhe shkapja e shtetit, gjë që do ta bëjë realitet, Kryemnistri Hoti.
f.b

Menu Title