.
×

Fatmir Bajraj: Jakup Krasniqit & Triumviratit të parë tribal të Kosovës !



Kauza e jonë për liri dhe lufta për çlirim në të dya artet : politike & ushtarake, ishte e shënjt dhe e pastër si loti- pamedyshje, por nëntoka parapolitike & kriminale, krah, të cilës Ti Jakup Krasniqi, i ishe bërë zëdhënës, ishte vëlla-vrasëse, anti-shqiptare dhe anti-shtetërore ; atëherë dhe sot e gjithë ditën.

– Ajo nëntokë parapolitike e luftës për pushtet, e kishte filluar betëjën qysh herët, duke e sforcuar atë pas Dejtonit 96 dhe djegëjës së Shqipërisë amë me 97, dhe duke bashkërenduar veprimtarinë anti-kombëtare dhe anti-Kosovë me Qeverinë kuislinge të Tiranës, alias të Fatos Nanos & Fatos Klosit, i pari Kryeministër, e i dyti shef i SHISH-it.

– LPK-ja dhe eksponent të saj në Shtabin e Rognerit, zëdhënës i të cilit ishe Ti Jakup Krasniqi, nuk ishit të luftës për liri & çlirim, por të luftës për pushtet edhe me çmimin e luftës civile ; vëllavrasëse dhe n’sherbim t’armikut.

– PAN-i sotëm, pjellë e keqe e atij Shtabi famëkq, nga i cili rrodhi edhe SHIK-u anti-Kosovë i Hashimit & Kadrisë, dhe i cili derivoj Triumvirat-in I-rë të Kosovës (Kadria, Ramushi & Fatmiri) n’kapje të shtetit, Kosvës dhe kauzës së saj pë liri, i “dhuruanë” : emblemën e UÇK-së, ca “Komandant” përqarës dhe uzurpator në hierarkinë ushtarake dhe të subordinimit, si dhe skuadrilën vrastare të ushtarëve të UÇK-së, Komandantëve të Zonave Operative deri të Ministri i parë i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi !

Jakup !

Shtabi i Rognerit, apo i vetëquajturi , “SHP i “UÇK-së”, nuk ka marrë pjesë në asnjë betejë të vetme me armikun në Kosvën e robëruar, në Kosovën që piqej e digjej flakë nga pushtuesi barbar dhe rexhimi gjenocidal i Millosheviqiqt, përkundrazi , ishit largë fronteve të luftës, atje në Tiranën e Fatosave të Kretës : Nano-Klosi!

Jakup dhe Shtabi i Rognerit !

Lufta e UÇK-së, nuk ishte e gjitha e pastër, ngase e njëjta kishte dy krahë :

– Krahun Institucional : legjitim & legal i cili njihte Institucionet valide & kredibile të vullnetit të Sovranit, n’krye me Koamandantin Suprem të FARK, Presidentin e Republikës, Dr.Ibrahim Rugova dhe nën komandën ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjës së RK dhe Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, krah ky i cili synim & çellim, kishte çlirimin e vendit prej armikut shekullor, dhe krijimin e shtetit të lirë e t’pavarur të Kosovës.

Ky krah, u sabotua , u përndoqë dhe u vra : pa hak, pa gjyq dhe pas shpine, nga Shtabi i Rognerit për motive perfide & meskine-pushteti, edhe pse të njëjtës emblemë, të së njëjtës uniformë dhe të së njëjtit atdhe…!

– Krahu i juaj Jakup, ishte krahu rebel i luftës për pushtet, krah që s’njihte vullnetin e Sovranit, përkatësisht titullarët e Institucioneve legjitim & legale të Republikës së Kosovës, krah që kontrollonte fondet e luftës, monitoronte asetet nacionale n’sherbim të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, dhe krah që përveq komunikatave shpesh herë kobë-zeza, organizonte vrasjet e kundershtarëve të sajuar për pushtet, edhe pse vendi digjej flakë, e ju “thyenit qafën n’bostan”

Jakup, ti, PAN-i dhe Triumvirati i I-rë, folni për t’bëmat tuaja të cilat nga mjesi deri n’mbrëmje, janë kriminale, anti-shtetërore dhe anti-kombëtare, dhe jo për kauzën nacionale t’shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, të prirë nga Presidenti historik Rugova, dhe ushtarët besnik të asaj kauze, tanimë Heronjë të Kosovës, Koamandantët : Sali Çakaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti & shumë tjerë…!

Folni për vrasjët politike, përvetësimin & abuzimin e gjakut të deshmorëve dhe pasurive nacionale të cilat i futet n’xhepa, folni për krimin & korrupsionin, për shtetin e kapur dhe gatishmerinë tuaj për t’ia falë armikut dhe copëtuar me të si plaqkë…!

Ata që dëmtuan kaq rënd atdheun, rezulton të jenë farë dhe ngjizje e armikut shekullor, dhe ata jeni Ju Jakup & Co, dhe jo ata të cilë ; “u vranë , dhe u shanë dhe u quajtën tradhëtor”, nga soji yt dhe kastës shtetëkapëse të ciles i takon.

Edhe ju jeni pjesë e luftë Jakup, por ajo pjesa e pistë, e pa pastër e luftës pë pushtet dhe vëllavrasje…!

Për meritat ; le t’flasin ata të cilët i dhanë dhe nuk e vodhën e as nuk e vranë atdheun tonë, fatkeqësisht të përbashkët !

Lufta e jonë kombëtare ; poltike & ushtarake, solli intervenimin shpetimtar të Amerikes n’krye të NATO-së , por Ti dhe Co, nuk jeni kreator të asaj politike, përkundrazi !

Ti & Co, jeni pjesa më pameritore e saj, pjesa e zbehtë dhe errët e asaj game vlerash perendimore & qytetëruese…!

Jeni e kqja ma e madhe e këtij vendi të shumëvuajtur e martir.