[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: Hoti mbanë urën Uashington-Bruksel për Kosovën!



 

Rugova : “Edhe nëse gjatë rrugëtimit tonë drejtë lirisë (n’tunel), na bije ndonjë gur dhe n’a dëmton, Neve s’duhet t’ndalëmi, por duhet vazhdojmë rrugën e lirisë, sepse është e vetmja mënyrë për të arritur qellimin” !
Qendrimi i Kryeministrit Hoti pas publikimit të të projekt-propozimit të Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë n’lidhje me Aktakuzën prej dhjetë pikësh në të cilen thuhet se ata akuzohen për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me detyrim, persekutim dhe tortura”, projekt-Aktakuzë e cila pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë në Aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë, ishte qendrim shtetar dhe i përgjegjshëm fund e krye.
Vendimi i i 24 prillit 2020, i zyres së prokurorit special (ZPS) i cili njoftonte Dhomat e Specializuara të Gjykates Speciale (DHSK) për projekt akatakuzën, edhe pse e njëjta nuk kishte konfirmimin e gjykatësit të procedures paraprake të DHSK-së, e cila është duke shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë ato, u publikua në një moment sensitiv dhe krucial për fatin e dialogut Kosovë -Serbi në Uashington.
Vendimi i ZPS-së, koinçidon me datën e takimit të palëve në Uashington në kuder të dialogut Kosovë-Serbi dhe si i tillë , s’mund të jetë ndryshe, vetëm se një vendim puro-politik i një institucioni juridik me legjitimitet nacional dhe nderkombëtarë siq është Gjykata Speciale me seli në Hagë, konform juridiksionit shtetëror të Kosoves por me kuadër profesional (prokurorësh & gjyqëtarësh) nga Bashkësia Nderkombëtare !
Edhe justifikimi i ZPS-së për vendimin e publikimit të një propozim-aktakuze në prag të dialogut të Uashingtonit, është jo vetëm politik por mbi të gjitha tendencioz dhe i ndikuar nga politika, për çfarë këtë vendim e bënë të dyshimtë dhe t’pa besueshëm kur dihet se i njëjti bie n’kundershtimi me parimet e se drejtës nderkombëtare.
Hoti ruajti balansin politik të pushtetëve dhe interesin shtetëror të Kosoves !
Duke lexuar drejtë kontekstin historik, duke respektuar hierarkinë kushtetuese të institicionëve dhe bartësve të pushtetit, z.Hoti vendosi të kthehet n’Kosovë për një ri-definim të raporteve dhe modifikim të përfaqësimit shtetëror pas gjendjes së krijuar me propozim-aktakuzat e ZPS-së.
Kryemnistri Hoti, serish promovoj lidership t’përgjegjshëm dhe të profilit të një burrështetasi të urtë, largëpamës dhe me vizion për vendin dhe t’ardhmën e tij.
Kryemnistri Hoti, “tradhëtoj” pritjet e gjithë atyre të cilët fërkuan duartë për një përplasje intersash strategjike të SHBA-BE, për Kosovën duke mos lejuar që Kosova dhe shqiptarët të jenë mish i egër n’mes partnerëve tanë jetik e strategjik ; SHBA-BE, por përkundrazi, konfirmoj edhe njëherë ; besimin dhe shpresën e Kosoves dhe shqiptarëve në këta dy aleat të rëndësishëm dhe t’pa zëvendësueshëm për Kosoven dhe shqiptarët.
Kryemnistri Hoti, duke reflektuar përgjegjshëm përballë situates së re, respektoj Kushtetutën e vendit, Institucionin e Presidentit dhe interesin shtetëror të Republikës së Kosoves.
Kështu, Kryemnistri Dr.Avdullah Hoti, nuk mori anë por mbajti qendrim vertikal-shtetari, i cili i bënë nder institucionit të Kryemnistrit, Republikës së Kosoves dhe vetë partnerëreve tanë strategjik. SHBA-BE !
– Kryemnistri Hoti është i vetëdijshëm se gjeopolitika dhe gjeostrategjia Euro-Amerikane për Ballkanin dhe n’veqanti për Kosoven, konvergojnë në t’njëjta valë dhe frekuenca politike, pavarsisht dallimit në nuanca optike, është i vëndosur që të vazhdojë itinerarin jetik të Kosoves drejtë integrimeve përendimore dhe trans atlantike përmes Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar, rrugë cila pashmangshëm kalon përmes dialogut me Serbinë në Uashington & Bruksel.
– Kryeministri Hoti, edhe kësaj radhe, promovoj guxim, invencion dhe dije në lidership në kuader të përgjegjësive kushtetuese dhe detyrimeve që ka n’pozitën e Krymnistrit si udhëheqes i dialogut me Serbinë.
Vazhdimi i shpejtë i dialogut në Uashington e Bruksel, me apo pa Presidentin Thaqi dhe nën udhëhqjen e dialogut nga Kryemnistri Hoti, do të provoj edhe njëherë botërisht dhe fuqishëm, zotimin e tij kushtetues se interesi i vendit dhe i shtetit është mbi çdo interes dhe pozicion në të.
Kryemnistri i Republikës së Kosoves, Dr.Avdullah Hoti, sëshpejti do promovoj këto atribute, cilësi dhe vyrtyte prej shtetari besnik e t’fuqishëm në qeverisjen e vendit.

f.b

Menu Title