.
×

Fatmir Bajraj: Flora Brovina do të avansohet e jo t’shkarkohet



Kështu e kanë “misionarët”, fati i tyre ; avansimi e jo degradaimi. – Janë tërësisht njerëzore, patriotike dhe t’njerëzishme thirrjet qytetare gjithandej, të njerëzve të mediave, të shoqatave të ndryshme, të politikës dhe të opozitës parlamentare (LDK & LVV), për dorëheqjën e deputetës së PDK-së, Flora Brovina, për t’lënë mandatin dhe xh’veshë imunitetin, tanimë të diskutueshëm e t’lënduar rënd, pas skandalit me foton fallco të publikuar n’Parlamentin e Kosovës, duke vënë n’lajthitje opinionin e gjerë, dhe duke i dhënë “armën” armikut shekullor serb, që t’na vrasë me të (me armën tonë)…!

– Fotoja dhe Flora, s’ishin t’reja, ato ishin kogja të vjetra dhe kishin një relacion bukur t’gjatë, pra njihëshin ndervete, biles Flora s’ishte e vetme n’këto relacione, ajo lidhjën me foton e kishte nda edhe me Shefat e vetë ; Hashimin & Kadrinë, derisa këta dy të fundit me Serbinë.

Vetëm rasti ishte i ri, ishte i përzgjedhur me sens nga kush tjetër, perveq nga armiku shekullor serb të cilët kanë vartësit e tyre t’kaltapultuar n’maja t’pushtetit n’Kosovë dhe bëjnë sipa urdhërave të tyre.

– Flora Brovina nuk e ka zgjedhë vetë momentin, me gjasë, as shefat e saj ; Hashimi & Kadria, nuk e kanë atë mundësi, por t’njëjtit kanë marrë dhe zbatuar urdhërat nga lartë, dhe i’a kan përcjellë Florës, e cila ishte e gatshme si çdoherë të qojë n’fund & n’vend vullnetin e Bosëve ; Hashimi & Kadria !

– Urdhëri i prerë nuk t’lë t’mendosh, ngase ka mënduar për Ty vet shefi, dhe më pas, e gjithë zotësia e vartësit ndaj Shefit, qëndron në përmbushjën dhe zbatimin n’përpikëri të urdhërit të marrur dhe pa e kundërshtuar.

– N’momentin e pranimit të pozitës inferiore përballë shefit, alias shefave ; Hashimi & Kadria, me vetëdije dhe vullnet, Flora Brovina si vartëse deri n’përulje & besnikëri të verbër, ajo është pajtuar që t’mos ketë mendim personal, e që i bije ; t’a nxjerrë nga funksioni organin e t’menduarit dhe përdorimin e produktit të atij organi (trurit-mendimin) !

– Sinjifikative është nxjerrja e fotos n’Parlamentin e Kosovës nga vartësit e Serbisë në Institucione shtetërore (Parlament)që lidhë një kontekst t’palakmueshëm të Presidentëve respektiv Thaqi & Vuqiq pas goditjës që morën në Samitin e Berlinit ; Zonja e hekurt Merkel & Presidenti Makron, për idenë serbe të “korigjimit” të kufijëve, përkatësisht ; ndarjën dhe copëtimin e Kosovës !

– Kur s’është mirë Vuqiq & Serbia, s’është mirë as Thaqi, dhe kur ky i fundit s’ndjeht mirë dhe komod , keq janë dhe keq ndjehën ; Kadria, Xhaviti,Flora & CO !

– Zatën, duhej lëvizë çdo gur, për t’shpetuar Hashimin, i cili është peng i Vuqiqit sot, dhe i Serbisë gjithë ditën…!

– Kontekst tjetër që determinon aktin e shëmtuar & ç’njerëzor të lajthitjës me foto-pornografike, është edhe kërcnimi i Vuqiqit drejtuar Thaqit për deshtimin eventual të copëtimit të Kosovës, akt ky i dakorduar i Hashimit & CO me Serbinë e Vuqiqit, andaj ky zëmrimi i Vuqiqit, duhej zbutur me një sherbim padronit i cili e nxirrte t’shtrëmbëruar realitetin botësisht të njohur për krimet & gjenocidin serb mbi Kosovën dhe shqiptarët.

Koiçidencë : Vasfija n’Kongresin Amerikan, Flora n’Parlamentin e Kosovës !

– E para jep deshmi personale ; t’prekshme & t’dhimbshme për dhunimet dhe krimet makabër të regjimit fashizoid të Millosheviqit mbi gratë shqiptare në një Institucion kredibil dhe me nam, siq është Kongresi Amerikan, deshmi e cila preku ndergjegjën e Kongresit dhe të opinionit nderkombëtar, në anën tjetër ;

– E dyta, urdhërohet të dalë n’Parlamentin e Kosovës me një lajthitje monstruoze e cila rrëzon për tokë, e përbalt deshmitë e verteta për krimet dhe dhunimët e grave tona, dhe e nxjerrë Kosovën dhe shqiptarët si mashtues dhe lajthitës të paskurpullt, edhe pse e verteta është katercipërisht ndryshe…!

– Flora, përmbysi efektin e deshmisë reale të Vasfijës, sikur t’ishin ; e para shqiptare dhe e dyta serbe, edhe pse që të dyja shqiptare, por lojën : e para e bëri për vete dhe Kosovën, derisa e dyta për shafat ; Hashimin & Kadrin dhe Serbinë !

Me (pa)vetëdije, Flora Brovina e kreu argatin përpikëmerisht dhe ekzakt, por jo edhe “misionin” të cilit ende s’i dihet fundi…

Florën e pret fati i përafërt me Shpend Maxhunin, ngase i takojnë t’njëjtit “mision” dhe t’njëtit shef, Hashimit !

– Shpend Maxhuni, ish drejtor i policisë së Kosovës, si njeri nga ma përgjegjësit për deportimin e paligjshëm të 6 qytetarëv turqë ( gylenistëve) nga Kosova, bashk më Ministrin e mbrëndshëm dhe shefin e AKI-së, me ç’rast dy tjerët u shkarkuan, derisa vartësi direkt i Hashim Thaqit, drejtori i PK-së, u avansua në shef të AKI-së, ecila është mbi Policinë e Kosovës dhe të gjitha organeve të sigurisë, dhe jo vetëm.

– Edhe Flora Brovina, nuk mund të shkarkohet nga Institucionet e kapura nga shefat e saj ; Hashimi & Kadria, dhe edhe po deshi, s’guxon të jap dorëheqje, akt moral i politikanëve t’përgejshëm, gjë që s’është rasti më shpirt-shiturën Flora Brovina.

Florën pas skandalit, e pret posti i Presdientit, post të cilin mund t’a marr, pasi t’bën qejf Hashimi, dhe t’kryenë punë Serbia…!

Kur është ajo ditë, nuk e di …!