.
×

Fatmir Bajraj: Farsa PAN-Pornografike për Tribunalin Nderkombëtarë !



 Janë “pjekur” kushtet për Tribunal Nderkombëtarë për krimet serbe n’Kosovë, andaj s’thuhet koti : “Punët e mira viijnë kadal-dale”, vetëm kurajo & seriozitet n’veprime e n’vendime !
– Mjaftë ka pritë Bashkësinë Nderkombëtare dhe Serbinë armike, krahu i “luftës”, që ato t’a formojnë një tribunal ndërkombëtar për të ndjekë, gjykuar & dënuar krimet & gjenocidin serb mbi Kosovën dhe shqiptarët, por ato heshtën dhe nuk dënjuan t’a kryejnë detyrimin…!
U deshtë t’kalojnë rreth dy dekada, derisa krahu i “luftës” definitivisht t’vijë n’pushtet, t’marrë “frënjtë” në dorë, dhe fatin e vendit.
Dorën n’zemër, krahu i “luftës”, i bëri m’a herët edhe veti një Gjykatë Speciale për krimet e pretenduara të ish krerëve të UÇK-së, edhe pse iniciativa dhe vullneti, ishte n’Beograd, e vendimi n’Parlamentin Europian, por Gjykata Speciale është e Kosovës dhe ka t’bëjë me qytetarët e Kosovës dhe vetëm selinë e ka në Hagë.
Por mos t’harrojmë !
Atëherë krahu i “luftës” ishte n’pushtet, por s’kishte gjithë pushtetin të koncentruar n’duarë të veta, deri n’ardhjën e PAN-it n’kapje totale t’shtetit, pra duke lënë jashtë pushtetit të gjithë shqiptarët (LDK & VV) që s’e kanë asnjë “meritë” në “luftën” për çlirimin e Kosovës.
Dhe me ardhjën e PAN-it dhe konceptin “pornografik” të zhvillimit të shtetit, erdhën ditë ma “t’mira” për fatët tona dhe të vendit, duke fuqizuar edhe nismën për Tribunal Ndërkombëtarë për krimet dhe gjenocidin serb n’Kosovë !
Pse ky Tribunal i PAN-Pornografisë pas 20 viteve ?
Arsyetë janë t’panumërta, por neve veqojmë disa prej tyre :
Krahu i “luftës”, alias PAN-pornografia, për dy dekada respektuan armikun ( i forti respekton armikun), ngase i njëjti ishte detyruar t’a lëshojë Kosovën dhe të terhiqëj nga tokat e okupuara shqiptare, pas nderhyrjes ushtarake të NATO-së,
Krahu i “luftës”, alias PAN-pornografia, priste që Serbia si armike shekullore, të ngriste me vullnetin e saj një Tribunal Ndërkombëtarë për krimet & gjenocidin që kishte krye ndaj një vendi fqinjë dhe një populli që mëtonte & synonte lirinë,
– Krahu i “luftës”, alias PAN-pornografia, për shkak të respektit edhe për viktimat dhe familjarët eviktimave, kishte pritë që sadopak, të zbehët dhimbja, pakësohen vuajtjët dhe plagët të sheron koha,
– Krahu i “luftës, alias PAN-pornografia, për 20 vite, kishte pritë që familjarët e viktimave të mos përballën n’Tribunal Nderkombëtarë me kriminelet ordiner serb të cilët kishin krye krime dhe gjenocid mbi popullsinë civile (gra, pleqë & fëmijë), ngase një përballje e tillë nuk do i kthente n’jetë të vrarët e t’maskruarit, por veq sa do shtonte vuajtjët dhe urrejtjën për armikun,
Krahu i “luftës”, alias PAN-pornografia, ishte kujdes, që ngritja e Tribunalit Nderkombëtarë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, mundësisht të mos rastisë në asnjë deshmitar të gjallë, i cili do jepte deshmi kredibile për krimet & gjenocidin,
Krahu i “luftës”, alias PAN-pornografia, ishte kujdes, që kur të ngritet një Tribunal Nderkombëtarë për krimet dhe gjenocidin në fjalë, të mos gjendet dhe as kapët asnjë kriminel dhe autor i krimeve, dhe t’njëjtat të vjetërohen dhe të harrohen me kohën…!
Krahu i “luftës”, alias PAN-pornografia, ishte kujdes që kur të vije koha për punë të “mëdha & t’mira” për Kosovën dhe shqiptarët, të kenë me veti edhe armikun si hisedar, andaj, formuan këtë bosht të së “mirës” n’bashëqeverisje : PAN & Lista Srpska !
Ky koalicion qeverisës, PAN & Lista Srpska me shefat : Kadria, Ramushi & Radojqiqi, dhe Kryeshafat ; Hashimi & Vuqiqi, kanë ndermend, të kryejnë edhe punë tjera : “t’mira & t’mëdha”, për Kosovën dhe shqiptarët.
Mos t’harrojmë !
Paralel me themelimin e tribunalit “nderkombëtar” për krimet & gjenocidin serb n’Kosovë, Pan-pornografia & Lista Srpska, e kanë edhe copëtimin e Kosovës, i cili për momentin ; është stopuar nga “armiqtë” e Kosovës dhe “miqtë” e Serbisë së madhe…!
Vetëm një gjë të jet e qartë dhe e kthjellët sikur loti :
T’mos dyshojmë në sinqeritetin & seriozitetin e nismetarit Veseli për Tribunalin,
T’mos themi se PAN-pornogafia e ka me hile & sherr,
T’mos themi se një gjë e tillë, është e vonuar, s’ka mbeshtetje nderkombëtare,
T’mos themi se Tribunal Nderkombëtarë formon Bashkësia Nderkombëtare, e jo një gjysëm parlament i një vendi që mohon vetën…!
Vetëm shihni, kush qendron pas inociativës ?
Kënd ka mbrapa dhje,
Çfarë “t’mira” i sollën vendit ?
Atëherë hiqet çdo dilemë…!
f.b