.
×

Fatmir Bajraj: BE-ja nuk do të jetë unike derisa ka argatët e Rusisë brenda saj!



Edhe nga burimi, natyra dhe përmbajtja si derivat i divergjencave të anëtarëve të Unionit, me specifikat e trasheguara dhe kulturën socio-politike dhe nacionale të anëtarëve, të bartura dhe të fuzionuara n’Union , përkatsisht n’BE, ku pavarësia e njësive përberëse t’saj, edhe pse në dukje tingëllon si demokratike dhe ruajtëse të sovranitetit të tyre në një shkallë, sa dëmton homogjenitëtin n’dobi të heterogjenitetit që sjellë pasoja e terhjekë konsekuenca.
Praktikat e gjertanishme të funksionimit të oganizmave & organizatave, ku pjesët integrale kanë ruajtur dhe promovuar sjelljet autentike dhe pavarësinë e vendimeve sovrane, kanë rezultuar si inkoherente dhe joefikase për shumë arsye :
– Vendimarrja është stërzgjatur nga fakti i kerkim-konsensusit dhe balansimit të interesave të njësieve përbërëse brënda klubit (BE-së), gjë që ka prodhuar një vëndim të balansuar, por jo edhe doemosdoshmerisht të drejtë dhe adekuat.
– Një strukturë heterogjene organizimi, s’mund t’ketë mekanizma homogjen të sjelljes së vendimeve dhe shtyerjës para të proceseve të cilat humbin dinamikën e zhvillimeve dhe logjikën dialektike të synimeve dhe të arriturave n’proces.
– Struktura hetereogjene, qeverisë e BE-së dhe mekanizmat qeverisës të asaj strukture si produkt, në vënd që të arrijë vlerat universale dhe të preferuara të demokracisë përendimore, zvarritja n’kohë për arsyetë e lartpërmendura, bënë që vendimet t’jenë t’vonuara dhe anakronike, pra jo koherente & kohezive.
– Vendet e Ballkanit Përendimor, dhe n’veqanti shqiptarët n’trojet e veta etnike ; n’Shqipëri & Kosovë, si dhe ata të Iliridës, përkatsisht të Maqedonisë së Veriut dhe n’Kosovën Lindore, të ineresuar thëllësisht për integrimin n’BE dhe n’strukturat Veriatlantike (NATO), po vuajnë pasojat e strukturimit heterogjen dhe jo-unik të BE-së, si dhe faktit se janë me, apo pranë vendeve dhe popujve sllavo-ortodoks të cilët sabotojnë dhe i bëjnë obstruksione BE-së, duke ruajtur lidhjët me Rusinë autoritariste të Putinit dhe deshirën e shtrirjës dhe ninfluencës Ruse n’Ballkan.
Ndër të spikaturat, hynë Serbia e mëndësisë mesjetare dhe hegejmonisë së mykur dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, e cila luanë “lojën” n’dy arshina (binar) ; BE & Rusi, duke nxjerrë përfitime enorme nga BE-ja, n’dëm dhe n’kurriz të shqiptarëve dhe atdheut të tyre.
N’kondida të tilla, Serbia anti-shqiptare, realizon favore e privilegje marramendëse n’procesin e integrimve n’BE nga vet BE-ja, vetëm e vetëm për t’ruajtë atë (Serbinë) në zonën e interesit Euro-përndimor dhe jasht ndikimit Rus.
Në vedn se Serbia të ishte ndeshkuar për luftërat shkatrrimtare, katrahurën dhe krimet e kryera mbi të tjerët, dhe veqanarisht mbi Kosovën dhe shqiptarët, përkundrazi ; ajo përkdhelët nga BE-ja, “falë” faktit se brenda BE-së, ka vende hezituese ndaj pavarësisë së Kosovës, për shkak të problemeve të tyre të brëndshme dhe miqësisë se vjetër me Serbinë sllavo-ortodokse.
Edhe shqiptarët gjithandej dhe veqanarisht Kosova, kemi hisën tonë të fajit, duke notuar shpesh në ujërat e armikut me njerëz dhe struktura mafio-kriminale dhe anti-kombëtare n’krye të Institucionëve shtetërore të cilët janë t’gatshëm t’a qojnë deri n’fund politikat mercenare dhe vazale ndaj armikut dhe armiqëve tanë shekullor.
Për pasojë, edhe pas 20 viteve çlirimi, poenta e jonë nacionale n’raport me Serbinë, nuk është më njohja reciproke, por ruajtja e kufijëve është kthye në imperativ, që do thot hap mbrapa…!
Të tillët, n’krye të Institucionëve, u imponuan dhunshëm me ndihmën e armikut, dhe është detyrë mbi detura që t’i ndalojmë ngase ata s’kanë mendjën të ndalën.Detyrë të cilën duhet t’a kryejmë vet, pavarsisht çmimit…!
Kthehemi n’fillim :
BE-ja, vertetë duhet t’ndryshoj thelbësisht, jo në qellimin dhe synimet të cilat janë të shendosha dhe t’shendetshme për rajonin dhe Europën, por në qasje, në qeverisje dhe n’vendimarrje.
Vendimet e saja duhet t’jenë koherente e kohezive në njërën anë, dhe detyruese për t’gjithë anëtarët e BE-së, gjë që s’është rasti deri me tani.
Pozicioni neutral i BE-së ndaj statusit të Kosovës, për faktin se atë nuk e njohin, 5-shja ma e dobët e gjithë bllokut, është një diskriminim i pafalshëm që i bëhët Kosovës dhe një favor i pamerituar që i servohet Serbisë, shkaktare të gjenocidit n’fund shekullin e kaluar.
BE-ja, dhe mekanizmat e saj, do duhej që t’kenë rregulla strikte për imponimin e vendimit të shumicës dhe jo t’ngelën peng e vendeve dhe popujve të cilët me vullnet s’do ndrrojnë qasje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve edhe për 100 vite.
– Në të kundërtën, do duhej t’pajtoheshim padrejtësisht, me vendimet të cilat u shkojnë për shtati armiqëve tanë dhe që janë n’dobi të armikut…!
Qasjeve të tilla anti-shqiptare, duhet t’u themi JO, pavarësisht çmimit.