[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: Akademik Kujtim Shala, suprem i fushes së mendimit politik në Kosovë



Lufta speciale, verbale dhe fizike kundër oponentëve, është mëndësi, logjikë dhe praktikë e LVV-së, e dëshmuar katercipërisht që nga ngjizja e saj, si krah radikal i SHIK-ut, kundër LDK-së, së presidentit historik, Dr. I.Rugoves.

Rasti i fundit, incident i stisur, i inskenuar dhe i paramenduar mirë kundër akademik Kujtim Shala, njëri nga figurat emblematike të LDK-së dhe të politikes nacionale të Kosoves dhe përtej saj në gjithë etnikumin kombëtar dhe jo vetëm, ka për qëllim, indimidimin e personalitetit të akademikut Shala, dhe denigrimin e LDK-së, si forcë politike koherente dhe kohezive n’raport me intersin nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosoves.

Kultura politike, niveli intelektual dhe sensi njerëzor i eruditit Shala, është halë në sy për LVV-në, si levizje e cila posedon pikërisht antipodin e vlerave të LDK-së dhe të korifeut, Kujtim Shala.

Akademiku i nderuar, ka rrahur fortë dhe fuqishëm, me gjuhen e fakteve dhe argumenteve kundershtarët “politik” të LDK-së dhe të Dardanisë Antike-Kosoves, zatën mospërballja me nivelin e tillë intelektual, ka shtye kundershtarët politik (LVV), që të përdorë mjete dhe metoda tjera ballafaqimi, metoda dhe kulturë e huaj për LDK-në e n’veqanti për akademikun e shquar, z. Kujtim Shala !

Kundershtarët politik të LDK-së, godasin trurin politik të LDK-së dhe të Kosoves, atakojnë z. Shala, njësoj siq atakonin dikur, akademik Fehmi Aganin e Dr.Ibrahim Rugoven, pra dikur atakohej binomi Rugova Agani, tani sulmet janë drejtuar kundër Kryemnistrit Hoti dhe akademik Kujtim Shala, edhe pse jo nga të njëjtit aktërë, por gjithsesi nga e njëjta ideologji, e njëjta shkollë dhe filozofi…!

Sulmet ndaj akademikut Kujtim Shala nga ana e LVV-së, me skenar dhe regji të autoritarit Kurti, kanë për qellim, dëmtimin e figures brilante të akademikut Shala në fushën e shkencës dhe n’veqanti në atë të politikes, duke e pa atë si bedem të pakapërcyeshëm dhe t’pathyeshëm në Parlamentin e Kosoves dhe në skenen poltike të vendit. Përpjekjet e tilla që synojnë kompromitimin e një gjeniu të pëmasave kombëtare, siq është akdemiku Kujtim Shala, duhet të dekonspirohen, të xhveshën dhe të nxirrën në dritë të diellit si tendencë infatile dhe e destinuar të deshtoj.

Aktoret e nivelit të Shqipe Pantinës dhe Gazmend Gjyshinca & Co, dhe të instruktorit fatkeq, Kurti, do të deshtojnë në këtë “mision” anti-LDK dhe anti-Kosovë.

  1. Shala, i ka mundur dhe mposhtur kundershtarët politik me fuqinë e mëndjës, i ka mundur me forcën e argumenteve dhe i ka thye me vizionin rugovian të LDK-së në projektin e Kosoves shtet sovran dhe i pavarur.

Humbësit, në këtë rast, LVV-ja e z.Kurti, nga deshprimi përballë realitetit, kanë humbur toruan dhe nuk zgjedhin mjete për të arrirë qellimin.

Shoqëria kosovare nuk duhet të bie pre e një diskursi dhe narracioni skandaloz të cilin kanë zgjedhur kundershtaret e projektit nacional të të presidentit historik Rugova, kundër LDK-së dhe akademik Kujtim Shales si njeri nga figurat e shquara të saja.

 

Menu Title