[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatlum Rushiti: Shumica e partive politike nuk bëjnë politikë për popullin, por i bëjnë politikë popullit



 Etikë, Lidership dhe Përgjegjësi

 

Demokracia e mundëson krijimin e shumë partive politike. Kompetecioni ofron efikasitet dhe vlera të shëndosha. Në trojet etnike ekzistojnë mbi 50 parti/lëvizje politike dhe qindra shoqata humanitare, mirëpo populli/kombi vazhdon të stagnojë në të gjitha sferat. Shqiptarët kanë aq shumë parti ku as India nuk ka nevojë për aq. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë bashkëpunim dhe besim mes vete. Shqiptarët kanë nevojë për demokratizim të shoqërisë në të gjitha sferat. Shumica e partive politike nuk bëjnë politikë për popullin, por i bëjnë politikë popullit. Politika ka nevojë për ide dhe vlera të cilat vendosin etikë, lidership, qëllime dhe standarde efikase për popullin. Progresivizmi është historikisht i lidhur me shkencën, racionalitetin dhe një qasje ndaj qeverisë/shoqërisë e bazuar mbi njohuritë dhe metodat empirike. Ajo ka qenë shpesh e kundërshtuar me populizmin, e cila është një lëvizje në mesin e njerëzve të thjeshtë. Progresistët janë njerëz të arsimuar dhe të suksesshëm në botë. Udhëheqësit e suksesshëm janë problem-solvers. Ata marrin masa proaktive për të shmangur konfliktet dhe çështjet i adresojnë me efikasitet dhe përgjegjësi. Kur ka ndonjë problem, është e rëndësishme që të gjithë të ndjehen në gjendje të shprehin shqetësimet dhe mendimet e tyre lirisht. Vazhdoj të besoj se shqiptarët posedojnë kapacitet për të ngritur zërin e tyre kundër gjërave negative në shoqëri. Gjenerali i famshëm George S. Patton ka thënë: “Më mirë të luftosh për diçka se sa të jetosh për asgjë.”

 

P,S, Autori eshte Magjistër i Diplomacisë/Shkencave Politike Hawaii Pacific University

 

 

 

Menu Title