.
×

Fashisti i Listës Serbe: Qytetarët e Kosovës nuk kanë ç’të festojnë



Ministri në dorëheqje për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se shqiptarët e Kosovës në vend se të festojnë duhet të nënvizojnë se çfarë është zgjidhur gjatë viteve të shkuara dhe çfarë ka mbetur për t’u zgjidhur.

Ai për RTS ka vlerësuar se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, gjendjes së marrëdhënieve ndoshta më të këqija ndërmjet liderëve të Kosovës e SHBA-së e BE-së si për shkak të mosbesimit tek institucionet e Kosovës, qytetarët e Kosovës nuk kanë dhe çfarë të kremtojnë.

Sipas tij, situata në skenën ndërkombëtare është më e favorshme se sa më parë për Serbinë dhe se këtë situatë duhet shfrytëzuar për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

“Platforma për dialogun dhe vendimi për taksën thotë se liderët në Kosovë po duan të blenë kohë”, ka përfunduar Jevtiq të cilët i ka fajësuar se nuk e duan kompromisin.